Disa orë pasi e refuzoi ndihmën e Shqipërisë për menaxhimin e situatës nga zjarret, Greqia tërhiqet duke njoftuar pranimin e trupave të emergjencave civile Shqiptare. Mëngjesin e kësaj të mërkure, Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Greqisë, duke vënë në gatishmëri 58 efektivë, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile për të ndihmuar shtetin fqinj në shuarjen e zjarreve.

Për ndihmën nga Tirana ka reaguar edhe Kryeministri grek Mitotakis, i cili falënderuar Shqipërinë, duke përmendur në postim edhe Kryeministrin Edi Rama.

Vendi ynë, si pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, dërgoi strukturat zjarrfikëse nga disa bashki të juglindjes në afërsi të shtetit fqinj në dy pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.

Por, siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, pala greke njoftoi se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera. Po kaq, Ministria e Mbrojtjes njofton se mbetet e angazhuar për të ndihmuar shtetin fqinj që po lufton me flakët

Prej 5 ditësh Greqia vazhdon luftën me flakët në disa rajone, ku zjarret vazhdojnë të djegin sipërfaqe të tëra. Vatra më e vështirë mbetet ajo në Evros, ku për të pestën ditë po vijojnë operacionet e zjarrfikësve në Aleksandropolis dhe pyllin e Dadias, ku dje u gjetën të vdekur 18 emigrantë. 

Mediat greke raportojnë se zjarret vazhdojën edhe në rajone të tjera ku vatrat mbeten aktive në Aspropirgos, Rodopi, Ftiotidë, Vioti etj. Ndërkaq edhe gjatë së mërkurës kanë vijuar evakuimet në disa zona të banuara që kanë qenë të rrezikuara nga zjarret. Përvec zjarrfikësve grekë, në ndihmë panë shkuar edhe ekipe emergjence nga shumë vende të evropës. Dyshohet se shumë prej zjarreve në Greqi janë të qëllimshme dhe policia ka arrestuar një person pasi shkaktoi gjatë djegies së barit flakët dolën jashtë kontrolluit në Atikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
VIDEOLAJM/ Shqipëria dërgon në Greqi forca të mbrojtjes civile, Rama: I vijmë në ndihmë fqinjit tonë për të shuar zjarret

 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale ku duken forcat tona të Mbrojtjes Civile në Greqi. Rama shkruan se kjo ëhstë një ndihmë për fqinjin e Shqipërisë për të shuar zjarret në Alexandropuli.

“Forcat tona të Mbrojtjes Civile kanë hyrë në Greqi për t’i ardhur në ndihmë fqinjit tonë, në shuarjen e zjarreve të egra në Alexandroupuli

#StandingTogether”- shkroi Rama.

Ora 18:41
Mitsotakis mirënjohës për ndihmën e Shqipërisë: Faleminderit që u bashkuat me ne për të luftuar me zjarret

1690826954_kyriakosmitsotakis.jpg

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipwrinw për trupat dhe mjetet zjarrfikëse që dërgoi për të asistuar me zjarret në vend.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri. shkruan kryeministri grek.

Ora 17:06
Tërhiqet Greqia, burime për Report Tv: Pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

1692803238_64e5f607ccb8b3696868458584435189736937379321041224098325n.jpg

Ndonëse fillimisht Greqia refuzoi të pranonte ndihmën e Shqipërisë për forca zjarrfikësish, burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori bëjnë me dije se Greqia është tërhequr dhe e ka pranuar ndihmën. Forcat zjarrfikëse do nisen në vendin fqinj për të asistuar me ndihmë për shuarjen e zjarrit.

Më konkretisht 58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptaret, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë. Paraditen e sotme Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë duke thënë se nuk kishin më nevojë.

Ora 14:04
Greqia refuzoi ndihmën e Shqipërisë për zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Na thanë se s’kanë më nevojë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për refuzimin e ndihmës nga ana e Greqisë, ndonëse Shqipëria u tregua e gatshme që ta ndihmojë me 58 efektivë për shuarjen e zjarreve. Greqia kishte kërkuar ndihmë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ministria sqaron se pas kësaj kërkese Shqipëria është treguar e gatshme të ndihmojë, por Greqia ka refuzuar duke thënë se ndërhyrja nga toka është plotësuar nga vende të tjera.

Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie! Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.

Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera.

Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e anagazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë

Ora 13:03
Greqia refuzon ndihmën e zjarrfikësve shqiptar, kthejnë mbrapsht mjetet që po shkonin për të shuar flakët

1692705810_zjarrgreqiathine.jpg

Pas më shumë se 4 orësh në doganën e Kapshticës, pala greke ka kthyer mbrapsht zjarrfikëset dhe mjetet që po shkonin për të shuar flakët në shtetin fqinj.

Nuk dihen ende arsyet pse Greqia ka refuzuar ndihmën, por vetëm pak minuta më parë personelit i është komunikuar refuzimi i ndihmës së ofruar.