Shqipëria ka ndryshuar në imazh, por jo në thelb!

Shqipëria ka ndryshuar në imazh, por jo në thelb!

Shqipëria ka ndryshuar dhe kjo është krejt normale, sepse vitet kalojnë dhe ndoshta duhet të kishte ndryshuar me shpejt dhe më mirë! Në që jetojmë jashtë kohën tonë e matim me jetën që bëjmë ne vendet e perëndimi ku kemi jetuar dhe ku ndryshuar nuk janë shumë të dukshme, sepse i kanë realizuar me kohë proceset urbanistike dhe po ashtu shoqëritë janë tashmë stabile e të qëndrueshme e për pasojë nuk mund të ketë ndryshime të mëdha! 

Ndërsa Shqipërinë e kemi lënë në një situatë mesjetare ku nuk kishte as drita dikur tashmë kur kthehemi e shikojme se dritat nuk fiken më ose nuk kanë orare si me parë na duket ndryshim i madh! Gjithashtu, shumë prej kanë ikur në kohën kur rrugët e Tiranës ishin krejt baltë e shtroheshin çdo dy javë e pas çdo dy javë dilte asfalti e përsëri mbushin grupet me baltë e me uji! 

Shumë prej nesh kur kanë ikur nga Tirana e kanë lënë këtë të fundit pa këto gradacela e me pak ose shumë pak qendra tregtare e tashmë kur kthehemi shikojme këto pallate të larta. 
Më parë udhëtimi me avion drejt Shqipërisë ishte vetëm për pasanikët dhe i pa përballueshëm për njerëzit normal. ndërsa sot kemi "law cost" e kjo nuk është meritë eksluzive e qeverisë shqiptare, por e proceseve të mjeteve të transporti si pasojë e globalizimit! 

Këto janë ato ndryshimet e para që të bëjnë me efektin "waw" në ditë e para! Por, sapo kalon një javë në Shqipëri menjëherë e kupton se nuk ka ndryshuar ose ka ndryshuar për keq! Pas katër javësh të kthehet ai stresi i nostalgjisë e periudhës që na bëri si të vetmen zgjidhje të largoheshim! Pas një javë shikon të afërt pensionist që nuk ju dalin lekët për ilaçe! Shikon të afërt të sëmurë që në spitale nuk gjejnë ilaçe ashtu siç ka qenë para 20 vitesh! Shikon të afërt që për shkak të varfërisë nuk kanë mundësi të kurohen! Shikon disnivele të mëdha sociale, pasanik të mëdhenj që nuk kanë asnjë meritë për të qenë të tillë e njerëz të ndershëm që nuk ja dalin dot të jetojnë!

Ashtu si shumë vite më parë shikon të rinj pa punë të shkolluar e militant e analfabet të veshur me kollare e të emëruar drejtor drejtorish në institucione! Ashtu si 20 vjet më të parë shikon njerëz të lidhur me pushtetin që bëjnë jetë luksi e fëmijët e familjeve të ndershme që nuk kane mundësi as të bëjnë studimet e larta! Ashtu si 20 vjet e shikon që të integrohesh me punë e me profesion në Tiranë, kushti i vetëm dhe më i rëndësishëm nuk është CV, por miqtë e fortë, paraja, lidhja me pushtetin!

Këto janë biletat e vetme më të rëndësishme që të hapin dyert kudo në dhe kur nuk e meriton fare! Pra, Shqipëria ka ndryshuar si imazh, por në thelb ka mbetur e njëjta e ndoshta më keq, sepse pasuria është gjithnjë e më shumë në duart e pak personave dhe pushteti apo punësimi janë kthyer tashmë opinione me trashëgimi. Pas një jave qëndrimi në Shqipëria rikthehet i njëjti stres që të ka frymëzuar për tu larguar dhe për këtë të fundit nuk je pishman.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 17/09/2024 04:55

    Shqipërisë vetëm emri dhe bajraktarët i kanë mbet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë