Shqipëria ka rrugë të mira?!
gazetari norvegjez kundër politikanit
Ndryshe nga deklarata e deputetit të Partisë Progresiste në Norvegji bërë më 27 shtator pas një vizite në Shqipëri, gazetari Hakon Aurlien konstaton se rrugët (sidmos Rruga e Kombit) janë kthyer në një rrezik të vërtetë për përdoruesit. Gazetari realizoi një reportazh mbi rrugët në Shqipëri.
TIRANE - “Shqipëria na e ka kaluar. Ka rrugë më të mira se Norvegjia”. Kjo do të ishte deklarata e deputetit të Partisë Progresiste në Norvegji bërë më 27 shtator pas një vizite në Shqipëri, që do të hapte një debat të madh në vendin nordik. Një ndër vendet më të zhvilluara në botë tani krahasohej me Shqipërinë për rrugët e madje do të deklaronte se Shqipëria na e ka kaluar.
Deklarata e Bard Hoksrud bëri shumë bujë dhe shumë media e raportuan duke nisur një fushatë ndaj qeverisë që ndërton avash rrugët.
Ndërsa disa nga mediat norvegjeze i kushtuan një vëmendje të madhe kësaj deklarate, disa të tjera zgjodhën të shohin nga afër rrugët në vendin tonë.
Gazetari Hakon Aurlien ka udhëtuar nga Norvegjia për në vendin tonë ku ka realizuar një reportazh mbi rrugët. Pasi i ka dokumentuar me foto gjendjen e rrugëve, gazetari Hakon Aurlien shkruan se “Zbuluam dy gjëra: së pari, shqiptarët ndërtojnë shpejt dhe kjo është e vërtetë. Së dyti, nuk kanë kulturën e mirëmbajtjes së rrugëve”. Projekti i vetëm madhor në Shqipëri, shkruan më tej gazetari, është Rruga e Kombit, qe është ndërtuar aq shpejt, sa është kthyer në një rrezik të vërtetë për përdoruesit.
Sipas tij, rreziku për aksident në këtë projekt madhor rrugor është deri në 15 herë më i lartë se në rrugët e Norvegjisë.
“Ne natyrisht mund të përmirësojmë punën tonë përsa i përket sistemit rrugor, por ne duhet të jemi krenar për atë që kemi arritur deri tani”, -shkruan ai.
Deklarata se “Shqipëria na e ka kaluar përsa i përket rrugëve” është thjesht një mit”, -përfundon shkrimin gazetari .
“Shqipëria ndërton shpejt sepse planet e ndërtimit shkojnë paralelisht me ndërtimin,” thotë ai ndërsa shton se nuk behët asnjë studim për mjedisin.
(Foto që gazetari norvegjez ka bërë gjatë reportazhit në Shqipëri)(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44