Shqipëria 'kundër' botës për agresivitetin e COVID-it

Shumë shkencëtarë në botë po arrijnë në përfundimin se fuqia e koronavirusit ka rënë shumë në krahasim me fillimin e pandemisë. Pozitiviteti i tamponëve, mat tani dhe fuqinë që shfaq virusi. Një procedurë që në Shqipëri asnjë nuk e ndjek. Madje sipas epidemiologëve në vendin tonë, agresiviteti i COVID-it mbetet i njëjtë.

Fuqia e koronavirusit nuk ra me verën! Epidemiologët në Shqipëri thonë se COVID-19 ka të njëjtën ngarkesë si në fillimin e epidemisë, pra është po aq agresiv për organizmin dhe po aq i fuqishëm për t’u transmetuar tek tjetri, dhe temperaturat e larta nuk kanë ndikuar për ta dobësuar.

Por përballë kësaj situate në vendin tonë, shkencëtarët në botë, bazuar në prova klinike të pakundërshtueshme, kanë arritur në përfundimin se të infektuarit kanë një ngarkesë virologjike të ulët. Pra, studiuesit në botë, po mendojnë se nuk mund të flitet më për sëmundje e kjo dëshmohet nga rënia e shtrimeve në spital dhe fakti që shumica e pacientëve të tanishëm janë asimptomatikë.

Në Itali mjekët shkencëtarë, ndër më të njohurit në arenën ndërkombëtare, i bazojnë përfundimet e tyre tek përqindja e pozitivitetit, e cila shfaqet në të njëjtin tampon që identifikon nëse je apo jo i prekur, ku mostrat e marra një apo dy muaj më parë kanë treguar përqindje të ulët.

Por a i ka Shqipëria këto të dhëna?

Rovena Daja, epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik, që ka të vetmin laborator për tamponin COVID,  thotë se edhe në vendin tonë matet agresiviteti i COVID-it, por pyetur se sa është përqindja mesatare e virulencës, nuk jep një shifër. Pra epidemiologët nuk e shohin të rëndësishëm përqindjen e pozitivitetit, sa për t’i analizuar të dhënat e për t’ia bërë të ditur popullatës që vijon të jetë nën ethet e pandemisë.

 “Po normalisht analiza e COVID bëhet në ISHP dhe i gjithë stafi i virologëve mendojnë se virulenca vazhdon të mbetet njësoj dhe agresiviteti i virusit ngelet i njëjtë. Në fakt ne prisnim që duke filluar në ditët e ngrohta të verës të ulej virulenca e tij por normalisht moti nuk na ka favorizuar shumë dhe virulenca vazhdon të ngelet njësoj. Ne nuk mund të themi një përqindje për virulncën e virusit, por mund të themi që virulenca vazhdon të mbetet e njëjtë, që virusi ekziston dhe mundësia për t’ia u ngjitur personave të tjerë vazhdon të jetë e lartë. E njëjta teknologji që përdoret në të gjithë vendet e botës përdoret edhe në Shqipëri, janë të njëjtat kite, e njëjta metodologji që përdoret në çdo vend të botës përdoret edhe në Shqipëri. Çdo person që testohet normalisht që matet edhe virulenca dhe agresiviteti i këtij virusi”, shprehet në një intervistë për Report Tv, Rovena Daja, epidemiologe në ISHP.

Sipas shkencëtarëve italianë, ajo që mund të thuhet me bindje është se agresiviteti i COVID ka ndryshuar dhe se bashkëveprimi ynë me të nuk jep më sëmundje. Kjo, sipas tyre,  nuk duhet përkthyer aspak në heqjen e maskave apo mos respektimin e distancimit fizik. “Të duartrokasim ata që i zbatojnë sepse tregojnë respekt për veten dhe të tjerët”, thonë shkencëtarët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrema: 26/06/2020 08:48

    Kjo dynja asht ba kaq shtazarake sa kete manovor kontrolli per masat e njerzve nga qeverit e shume shteteve te botes e meriton,ke italia mutit se shpejti nuk do kete me pagesa me pare fizike por me te dhena elektronike,e njejte gje do behet pak nga pak ne gjith bote,pastaj do ta kemi me te vertet sa krahu nga mrapa. Ke kjo manover,djalli ska fut ne llogari Zotin e vertet,keshtuqe do dali huq i her e mir

    Përgjigju
  • Miti: 26/06/2020 02:28

    Ju te Shqiptares e keni bere kete studimin per renien e fuqise se covidit? Se OBSH nuk e ka thene nje gje te tille. Madje po te shohesh te dhenat ne vende si Brazili dhe e gjithe Amerika Latine apo India virusi eshte me i fuqishem se kurre. Ne SHBA po flitet per ri-mbyllje ne disa shtete, Portugalia po ri-vendos masat shtrenguese, ne Kine po ri-shfaqet etj. Apo ngaqe e tha nje mjek spitali ne Itali dhe eshte e vertete? Ne Itali dhe vende te tjera te Europes ku duket sikur covidit i ka rene fuqia, njerezit jane ne pjesen derrmuese te kujdesshem, mbajne maska ne vende te mbyllura, lajne ose dizinfektojne duart sa here prekin nje objekt te huaj, ruajne distancen sociale etj.

    Përgjigju
    • sfad: 26/06/2020 14:23

      Ka tha Pipero qe kur te ngrohet koha virusi do te pirdhet.

  • Gim: 26/06/2020 00:19

    Nuk ka virus te forte apo te dobet, ka vetem 1 virus. Ne evrope, hemisfere veriore, virusi dobesohet vetem ne letra per te rritur turizmin veror

    Përgjigju
  • Alban: 25/06/2020 23:56

    Ka vetem nje studim ne laborator qe tregon se virusi ne fund te majit demtonte me pak qeliza se ne mars. Kjo nuk mjafton qe gazetarja te flase per "shkencetaret e botes" dhe te vendose titull nje kontradikte imagjinare. Nuk ka asnje konsensus mes shkencetareve ne bote per ulje te virulences, pavaresisht deshirave apo shpresave tona. Duhet te pergatitemi qe me ri hapjen, rastet te vijojne te rriten, te mbajme maska me durim dhe te vijojme te shpresojme se vera do na ndihmoje.

    Përgjigju
  • Vali: 25/06/2020 23:02

    Dy shkencetare italiane e pohojne kete gje. Te tjeret thone qe agresiviteti nuk ka rene. Pastaj indikatori lryesor eshte nr i te shtruarve n spiatal. Ajo shifer nuk manipulohet dot. Pike.

    Përgjigju
  • Loni: 25/06/2020 21:15

    Num dihet asgje ends nga e verteta e korones qe na ka bere normal edhe te jetojne me ate... Por e cuditshme shqiperia Po avancon me hapa galopante e cuditshme... Ose ndonje skenar per perfitim fondesh nga Bashkimi europian se LeBron e miliona euro ato edhe 1 per popullin 49 per vete klasa pushtetare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën