Shqipëria po lobon për thithjen e investimeve të huaja pranë ambasadave në Tiranë. Një ekip i Ministrisë së Ekonomisë, ka zhvilluar takime me dy ambasada të rëndësishme nga pikëpamja e fuqisë investuese në vendin tonë: në atë kineze dhe turke.
Investitorët janë kërkuar pranë zyrës ekonomike që kanë këto dy ambasada, kryesisht për zonat e lira ekonomike. Takimet e këtij ekipi do të vijojnë dhe pranë ambasadave të tjera me potencial investues në vendin tonë. Lajmi konfirmohet nga Ministrja për Zhvillimin Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. Ajo ishte dje e ftuar nga Komisioni për Integrimin Evropian në një seancë dëgjimore lidhur me shkëmbit tregtare Shqipëri – BE.
/Shqiptarja.com