'Shqipëria luftoi krimin'/ Ish-deputeti i LSI-së kundër Presidentit të KE-së: Turp i madh!

'Shqipëria luftoi krimin'/ Ish-deputeti i LSI-së kundër Presidentit të KE-së: Turp i madh!

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar kundër deklaratës së Presidentit të KE-së, Juncker pasditen e sotme nga Brukseli në konferencën me Ramën, që vlerëson ecurinë e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.

"Pranoj çdo opinion të të huajve, apo quajini si të doni, por të pranoj Juncker kur thotë që kjo qeveri ka luftuar korrupsionin dhe krimin nuk e bëj dot.

Nuk kam si ta besoj kur Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur krejt ndryshe, madje Shqipërinë e ka quajtur bazë të krimit të organizuar.

Nuk kam si ta besoj kur çdo ditë firmosen kontrata korruptive në kurriz të financave publike, të denoncuara tashmë, dhe nuk kemi asnjë çeshtje në hetim.

Çfarë ti themi Juncker për krimin kur ai nuk lexoka Bild, pasi e di që Zëri Amerikës në shqip nuk ka lidhje me të. Turp i madh..!!!" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dani: 12/06/2019 09:35

    Kokrra e injorantit pale ku then e duam shqp si gjith europa. O enver ku je per kta

    Përgjigju
  • Alban2019: 12/06/2019 05:45

    Po ky qenka zhgenjyer me Presidentin e BE'se se ai nuk lexoka gazeten Bild??????? hahahahahahahahahah o Zot i madh cfar na shohin syte dhe degjojne veshet. Po ky funderrina te benet gati per SPAK dhe te tregoje per ca punera me para te madhe qe ka marre nga ca Serbo-Maqedonas.

    Përgjigju
  • Ilir: 12/06/2019 00:56

    Po ky me 3 klase shkolle,ka kurajo te marre neper goje njerez me dy universitete,Po ska faj,eshte i partise me mesataren 8 klase .

    Përgjigju
  • emigranti: 11/06/2019 23:09

    Te mendosh per nje moment qe populli priste reforma nga keta ish-deputete dhe keta punojne per interesat e tij. Sulmojne ne menyre te vazhdueshme ambasadore, diplomate te derguar te posacem te komisionit europian me te vetmin synim, krijimin e nje situate armiqesore ndaj SHBA dhe BE.Qellimi i vetem eshte te detyrojne perendimoret te nderpresin vetingun qe te shpetoje nga burgu politika e korruptuar dhe e lidhur me krimin. Spahiu te mesoje zotin Juncker se cfare duhet te lexoj per te kuptuar situaten ne Shqiperi kjo eshte cmenduri...

    Përgjigju
  • ERP: 11/06/2019 21:58

    Ik mer sahalepires

    Përgjigju
  • asolingo: 11/06/2019 21:53

    O figure ngelet si ato lavjereset vetem per pak pushtet matuni mire se cbeni mos i beni gropen vetes.

    Përgjigju
  • TURPI ESHTE I JUAJI - lsi: 11/06/2019 21:49

    Ju nuk e njihni turpin, ky eshte problemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?