Rama në Bruksel, Presidenti i KE-së: Zgjedhjet të bëhen në 30 Qershor, qytetarët s'duhet të pengohen (VIDEO)

"Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen, përndryshe perspektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet".

Kështu deklaroi Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker gjatë një konference për shtyp për mediat nga Brukseli me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke kundërshtuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit për t'i shtyrë para afat deri në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Më pas Juncker u ndal te negociatat duke u shprehur se Shqipëria e meriton plotësisht dritën jeshile, pasi i ka plotësuar të gjitha detyrat që i janë kërkuar. "Shqipëria ka plotësuar të gjitha detyrat që i janë kërkuar. Nuk po fokusohem në qershor, mund të jetë edhe më vonë, por duhet ta bëjmë të qartë si kristali se ka ardhur koha për të hapur negociatat" tha ai. Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Bruksel, ku përveç presidenti të Komisionit Europian, takoi edhe presidentin e Këshillit Europian dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së.

(Kliko këtu për të lexuar konferencën e plotë e Kryeministrit Rama me Presidentin e KE-së Jean-Claude Juncker )

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Presidenti i KE-së puth Ramën (Videoja e plotë e konferencës në Bruksel)

1560284617_1560284605junker.jpg
Gjatë konferencës së sotme në Bruksel mes Ramës dhe Presidentit të KE-së nuk munguan momentet pikante. Pasi mbaruan pyetjet nga gazetarët, Rama i zgjati dorën Juncker-it, kurse ai iu afrua dhe e puthi në faqe.

Ora 20:49
Rama takon Tusk: Askujt s’mund t’i ndalohet e drejta të votojë, zgjedhjet në 30 Qershor

Edi Rama u shpreh i vendosur edhe nga Brukseli se zgjedhjet lokale do të mbahen në datë 30 qershor. Ai theksoi se askujt s’mund t’i ndalohet e drejta të votojë. "Zgjedhjet në 30 qershor. Askujt s’mund t’i ndalohet e drejta të votojë. E kundërta i bie ndesh rrugës europiane të Shqipërisë. Shqipëria meriton çeljen e negociatave. Të gjitha palët duhet të punojnë për këtë objektiv madhor" shkruan Rama pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Ora 20:22
Rama: 'JO' lojëra me negociatat! Junker: Shqipëria e meriton plotësisht

1560277366_1560276684ramaaa.jpg
Presidenti i KE-së, Junker deklaroi se Shqipëria meriton plotësisht hapjen e negociatave dhe kjo është e qartë si kristali. "Ne duhet të shpjegojmë se do të ishte një mënyrë e mirë për të hapur negociatat. Nuk po fokusohem në qershor. Mund të jetë edhe më vonë. Por duhet ta bëjmë të qartë si kristali se ka ardhur koha për të hapur negociatat".

Ndërsa kryeministri Rama tha se BE-së duhet të bëjë pjesë të tij Ballkanin Perëndimor. "Jam i sigurt, pjesa më e madhe e njerëzve edhe në disa parlamente dhe vende anëtare që flasin për ne, nuk e dinë që Ballkani Perëndimor janë brenda kufijve të BE-së. Jemi të rrethuar nga BE-ja, jemi pjesë e organit, por organi nuk është brenda unionit, duhet të bëjmë një zgjedhje ta lëmë të gjakoset apo ta fusim në vendin e duhur, pjesë e trupit" tha ai.

I pyetur se cfarë mendon nëse Maqedonisë do i hapeshin negociatat dhe Shqipërisë do t'i refuzohej sërish, Rama tha "Ne kemi një diskutim në Shqipëri për kompetencat, por kjo është kompetencë e Këshillit të BE-së jo e imja, BE-ja duhet të veprojë në mënyrë gjeo-politike dhe në meritën e vendeve. Nëse e meritojnë BE nuk duhet ta mohojë, pasi në fund bëhet një lloj loje, pasi do të ishte e keqe për të gjithë".

Në këtë moment ndërhyri, Presidenti i KE-së, duke thënë se "Kjo është shumë e komplikuar për arsye tragjike. Ne nuk kemi të drejtë për të luajtur lojëra. Duhet të sigurohemi se ata që jetojnë atje që perspektiva është reale. Prandaj hapja e negociatave është pjesë e asaj strategjie. Prandaj nuk do të heq dorë për rekomandimin e KE-së ne duhet të hapim negociatat me të dy vendet" tha ai.

Ora 20:14
Rama: Është koha që Europa të na njohë meritat tona, zgjedhjet do të zhvillohen



Në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, kryeministri i vendit ka thënë se Europa duhet t'ju japë shqiptarëve atë që u takon.

Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe zgjedhjet lokale ku ka thënë se zgjedhjet do të zhvillohen pavarësisht situatave të krijuara në vend.

"Ashtu siç kemi rëne dakord, të gjitha vendimet e KE për hapjen e negociatave janë kaq të vendosur siç jeni ju dhe pjesë a me e madhe e BE. Tashmë ka ardhur koha që Europa të bëjë atë që ne presim për të na u njohur meritat tona. Dhe për të na u ndezur drita e gjelbërt. Nuk është fundi po fillimi për një kapitull të ri. Kjo do të kërkojë kohë. Ne nuk e bëjmë këtë se na u kërkua nga Bruksel por për të mirën e vendit tonë dhe për të mirën ë fëmijëve tanë si dhe të një vizioni të përbashkët dhe si Shqipëria duhet të jetë për brezat e ardhshëm. Jam i lumtur që konfirmojmë se kemi besim në besnikërinë tuja dhe besojmë se deri në momentin që vendimi do të merret të gjithë do të jenë në bord për ti dhënë shqiptarëve atë që meritojnë. Dua t'ju falenderoj për qëndrimet në Shqipëri. Për Shqipërinë Europiane zgjedhjet duhet të zhvillohen në kohë dhe s'duhet ti ndalojë askush."

Ora 20:14
Rama 'ironizon' Metën nga Brukseli: Nuk kam kohë për të folur për të, do t'i sqarojmë të gjitha kur të kthehem në Shqipëri


I pyetur nga gazetarët e pranishëm në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e KE, për situatën e krijuar pas dekretit të Presidentit Meta, kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar  të komentojë.

Ai ka thënë se preferon më mirë që të mos humbasë kohë duke u marrë me dekretin e Metës në Bruksel duke shtuar më pas se gjithçka do të sqarohet kur të kthehet në Shqipëri.

"Nuk kam kohë për të folur për presidentin. Do të t'i themi të gjitha pasi të mbarojmë vizitën. Kur të kthehem në Shqipëri do të merrem me dekretin dhe lëvizjet e presidentit" ka thënë Rama.

Ora 20:08
Presidenti i KE-së: Askush nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve

1560276516_1560276363junkerr.jpg
Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker ritheksoi gjatë konferencës qëndrimin se zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e përcaktuar. "Nuk dua të ndërhyj në këtë debat të brendshëm, por ndava pikëpamjen time që nëse zgjedhjet duhet të ndodhin, askush nuk duhet ti ndalojë që të shprehin pikëpamjet demokratike, prandaj jam në favor, pa ndërhyrje, që këto zgjedhjet duhet të zhvillohen, nëse jo do të dëmtojnë perspektivën Europiane të Shqipërisë" tha ai.

Ora 19:55
Presidenti i KE-së: Zgjedhjet duhet të mbahen në 30 Qershor!

1560276109_1560275759junker.jpg

Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker u shpreh qartë dhe prerë se zgjedhjet në Shqipëri duhet që të zhvillohen në datën e përcaktuar dhe qytetarët nuk duhet që të pengohen për të votuar. Ai tha se anulimi i zgjedhjeve, shtyn perspektivën Europiane të Shqipërisë. "90% e shqiptarëve e mbështesin reformën për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Reformat nuk bëhen për të përfituar disa institucione, por për njerëzit e Shqipërisë për të jetuar në një shoqëri të ndershme ku shteti ligjor respektohet dhe shteti është i besueshëm.

Nuk ka arsye më të fortë se kjo për të vijuar këtë progres impresiv. Për KE-në duke u bazuar në vlerësime objkektive, hqipëria është gati për hapin e radhës. Prandaj i kërkuam KE-së hapjen, por ka disa pengesa për t'u kaluar. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat. Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i plotëson nuk kemi si i themi 'JO'. Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime.

E kam siguruar kryeministrin se do të mbrojë cdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë. Lufta kundër kanabisit është një shembull.  Dua të theksoj, edhe pse është një cështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet.

Ora 19:37
Rama takon në Bruksel Presidentin e KE-së

Kryeministri Edi Rama pas shefes së politikës së jashtme të BE-së Mogerini ka takuar gjatë vizitës në Bruksel edhe presidentin e KE, Jean-Claude Juncer. Në qendër të bisedës ka qenë rekomandimi për negociatat, por edhe situata politike në vend.

Ora 18:13
'Rezultatet e reformave të prekshme'/ Rama takon shefen e politikës së Jashtme të BE-së

Kryeministri Edi Rama ka nisur axhendën e takimeve në Bruksel me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Mogerini. Zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijancic ka publikuar një foto në faqen zyrtare të takimit të Ramës me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së nëse thekson se është biseduar për rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave. "Federica Mogherini takoi Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bruksel, pas rekomandimit të KE-së për të hapur negociatat, duke pranuar rezultatet e prekshme të reformave, në veçanti me reformën e drejtësisë" shkruan Kocijancic.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep pordh leka kepi: 11/06/2019 21:38

    O Vlora klodi ka plotësisht të drejt. Hajt ktu në Amerik e hidh molotov e shif se çfar të bën policia Amerikane. Kurse sty sait dollapi kalbur gjuan me molotov e presidenti paçavure e viziton në spital. Kur ishte kryekrimineli malok salhe a e pe çfar bëri. Malokët s'njofin gjuh tjetër përveç dhunës o Vlora. Po ti qeke shum demokrat ja kaloke dhe Amerikanve për demokrat. Të uroi gjith të mirat o Vlora.

    Përgjigju
  • Xhulja: 11/06/2019 20:53

    Sill mjete te blinduara per policine,armatose dhe pajise me mjete moderne qe ti bej ball krimineleve duke filluar nga skllavi i fallxhores qe anulon zgjedhjet e deri tek kriminelet e rrugecerit qe i rrethojne.Policia nuk ben dot detyren me duar ne xhepa,me makina llamarina e me shkop gome.Vetem diktature per kriminelet qe duan shkatrrimin e atdheut per karrige.Ngrej ne nje jav gjykaten kushtetuese dhe shkarkoje menjeher ate kriminel qe na hiqet si shenjtor.Forca Edo,asnje hap prapa me kto plera.Gjithsesi nje loj luan dhe ti derisa ka drekuar ne fshehtesi me Lilon

    Përgjigju
  • ed gjigandi: 11/06/2019 11:15

    qe ne fytyre dhe buzeqeshje duket njeriu.nqs do shpetoje ky popull nje dite do jete vetem nga ky burre.sala luli meta shikojauni pak vetem fytyrat dhe vendoseni vete pastaj se cfare njerzilleku kane.para shqiptaria posht hajduteria.dhe sa per hajduta .....edhe amerika dhe be i kane me shumice mos kujtoni se do zhduken .problemi eshte qe duhet te luftohen!!!dhe me ramen shenjat po duken.shyqyr qe shpetuam nga ish policia e berishes njehere e para. 2000 lekshi ahahaha.rama po ben shtet dhe kete e thone dhe te njohurit e mij qe dikur benin gjith kontrabanden e cigareve.i ka len pa pune gallofi ahahahaa

    Përgjigju
  • Klodi: 11/06/2019 10:31

    Sot duhet ti kerkosh Brukselit te shprehet qarte per shkeljen e te drejtave te shqiptareve per votim dhe te marresh OK per arrestimin e krijuesve te grupeve kriminale.Ndalja e fushates elektorale tregon se po i nenshtrohesh nje bande kriminale qe kerkon destabilitet.Po te ishte ne pushtet plaku Mere do u kishte zhdep ne dru ndersa ti o Edo nuk je per ket pune. Fatin e Shqiperise mos e lej ne dor te nje grushti plerash por ne dore te policise dhe te reparteve speciale.,e nese eshte e nevojshme edhe ushtrise

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 11/06/2019 23:04

      Per te nxjerr ushtrine ne vend ( pra kur ska sulme nga jashte) duhet shpalle gjendje e jashtezakonshme - e ne ate rast Komandant Suprem eshte Presidenti ( jo Kryeministri ose Ministri Mbrojtjes) - pra ketu e ka Autogol Rama. E dyta Ushtria dhe Ushtaret nuk “funksionojne” kunder vendit dhe popullit te vet sepse “programi ne koken e tyre” eahte te mbroje vendin dhe popullin e vet - plus Ushtria e ka shume problem te “adresoj” civilet ( se ka problem hiq te merret me peraona te uniformum - cfaredo uniforme te ken - por me civil nuk merret sepse eshte kunder kodeksit te tyre) - pra prap autogol do ta kete kushdo qe tenton ta fus ushtrine ne loje kunder vendit dhe popullit te vet. Pra mbetet vetem Policia - keta se kane problem mu marr me civil per dhe ne emer te mbrojtjes se rendit dhe qetesise publike kur cenohet nga nje grup i caktuar. E newe “geupi i caktuar” eshte shumica atehere as policia nuk kryen pune.

    • shoku: 11/06/2019 21:30

      Sa shpejt i mbushe breket o Vlora, mbaheni dhe per trima se ja fusni njeri tjetrit nuk ja vlen te fusesh ushtrine mos kij frike o vella, ca bere vella, mire o vella.

    • Vlora: 11/06/2019 11:02

      Dmth, sipas mendimit tend klodi, rama duhet ta ktheje shtetin ne shtet policor e ushtarak se keshtu binden me kollaj njerezit...e mjera shqiperi per njerezit qe rrit

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën