Shqipëria marrëveshje me SHBA për teknologjinë 5G, jo kineze! Yuri Kim: Partneriteti ynë po forcohet

Shqipëria marrëveshje me SHBA për teknologjinë 5G, jo kineze! Yuri Kim: Partneriteti ynë po forcohet

Marrëveshja e firmosur ditën e djeshme për rrjetin 5G mes Kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, është përshëndetur edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Teksa postoi një foto të Ramës dhe Bliken pas marrëveshjes, Kim shkruan se ky takim riafirmoi bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari i Shtetit Blinken dhe Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin dy palësh në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu presim ecurinë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, 'partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet”, shkruan Kim

Ditën e djeshme në Bruksel, Rama zhvilloi takim me Blinken, që në fund u përmbyll me firmosjen e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë. Shqipëria gjithmonë ka qenë e palëkundur në krah të SHBA sa i përket teknologjisë 5G. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze në fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei, pasi sipas saj lejon përgjimin dhe vjedh të dhënat.

Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje. 

Rrjeti i komunikimit 5G është më i shpejtë, me më pak vonesa dhe funksionon në më shumë pajisje, por nga ana tjetër paraqet rrezik për sigurinë. Kompanitë e internetit tashmë kanë filluar shpërndarjen nëpër botë të ofertave për gjeneratën 5G të internetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë