Shqipëria në krah të SHBA, koordinim për teknologjinë 5G, jo kineze! Firmoset marrëveshja në Bruksel! Sekretari Blinken-Ramës: Jeni shembull i mirë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi i rëndësishëm ka filluar rreth orës 17:30 në Bruksel. Në përfundim të takimit është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. 

Kujtojmë se autoritetet shqiptare për më shumë se 2 vitesh janë shprehur të palëkunder në krah të SHBA, në përplasjet që aleati ynë ka pasur me Kinën sa i përket teknologjisë 5G. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Teknologjia e vendosur nga kompania kineze sipas amerikanëve lejon përgjimin. Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.

Takimi në Bruksel ishte i pari që Sekretari Blinken zhvillon me drejtues të shtetit shqiptar pas vendimit ekstrem që firmosi për të shpallur 'non grata' ish-Kryeministrin Sali Berisha.  Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër. Blinken do e shoqërojë Bidenin edhe në Samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në Samitin SHBA-BE më 15 qershor. Në fund ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë. 

Në 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se kishe firmosur fundin palavdishëm të Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Sali Berisha lëvizi me shpejtësi duke tentuar të mjegullonte, të manipulonte dhe zbuste forcën e goditjes nga SHBA, duke e personalizuar vendimin si një akt i Antony Blinken dhe akuzuar Sorosin si lobues i vendimit të DASH. Krahas thurjes së kësaj gënjeshtre në sytë e PD dhe demokratëve, Berisha nisi edhe një fushatë lobimi në SHBA, për të sulmuar vendimin e shpalljes non grata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
Teknologjia 5G dhe Shqipëria në 'luftën' SHBA-Kinë, e palëkundër në krah të aleatit më të madh

Qeveria shqiptare miratoi 2 vite më parë memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G. Në vendimin e miratuar nga qeveria shqiptare nuk jepeshin detaje pasi cilësoi si e klasifikuar si “çështje të sigurisë kombëtare”, por me këtë veprim autoritetet shqiptare u radhitën qartësi në krah të SHBA, në përplasjet që aleati ynë kishte me superfuqinë tjetër Kinë. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Teknologjia e vendosur nga kompania kineze sipas amerikanëve lejon përgjimin. Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.

Rrjeti i komunikimit 5G është më i shpejtë, me më pak vonesa dhe funksionon në më shumë pajisje, por nga ana tjetër paraqet rrezik për sigurinë. Kompanitë e internetit tashmë kanë filluar shpërndarjen nëpër botë të ofertave për gjeneratën 5G të internetit.

Ora 19:18
Marrëveshja me SHBA-në për 5G, Rama: Ftoj vendet e Rajonit të na bashkohen, të mos lejojmë të komprometohet nga aktorë të tretë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një moment shumë të rëndësishëm, marrëveshjen e nënshkruar ditën e sotme me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për teknologjinë 5 G. Rama ftoi edhe vendet e rajonit që të bëhen pjesë për një korridor të sigurt komunikimi, dhe mos të lejojnë të kompromentohen nga aktorë të tretë.

'Faleminderit shumë! Për mua e për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm, sepse, siç besoj ju e dinin, kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë që prej disa vitesh e duke i kërkuar edhe të tjerëve, vendeve në rajon që të bëhen pjesë e që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurtë komunikimi e për ta vënë këtë korridor komunikimi të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëve të Shqipërisë, institucioneve shqiptare, forcave të sigurisë e të mos lejojmë që të komprometohet nga aktorë të tretë që nganjëherë janë aktorë dashakeqë. Ndaj është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush dhe që të jetë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës përherë. Kështu që faleminderit shumë për këtë e shpresoj që së bashku, ne të mund t’i bindim edhe miqtë e tjerë në rajon për tu bërë pjesë e kësaj.'- tha Basha.

Ora 19:11
Blinken: Mirënjohës për punët që SHBA dhe Shqipëri kanë kryer së bashku

Kryeministri Edi Rama dhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken kanë kanë zhvilluar një takim në Bruksel, ku kanë nënshkruar marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë

Sekretari amerikan i shtetit falënderoi kryeministrin Edi Rama për punët dhe bashkëpunimet që kanë kryer së bashku.

'Zoti Kryeministër faleminderit shumë, së pari, që jeni sot këtu, por çka është më e rëndësishme, ju faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Mendoj që po vendos një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot, për nevojën për t’u siguruar kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne sot dhe të punojmë me shitës të besuar. Mendoj që kjo është shumë e rëndësishme e një mesazh shumë i fortë për t’i dërguar të tjerëve dhe çfarë është më e rëndësishme, jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë sëbashku në shumë fusha të ndryshme, përfshirë dhe stërvitjen Defender21, që është përmbushur me kaq shumë sukses.

Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Kemi shumë punë të mira për të bërë dhe atje dhe në të gjitha aspektet, ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë. - tha Blinken.

 

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrrr: 14/06/2021 07:28

    O Rama,vaksinat Kineze i do ti! Po 5G ti vuren topet ne big.

    Përgjigju
  • Kili: 13/06/2021 19:01

    E kishte rradhen tjeterkush, per nga mosha. Aq me teper per nga thesi me probleme qe ka ndaj ketij populli

    Përgjigju
  • Qwert: 13/06/2021 18:46

    Saliu figura me e madhe e kombit shqiptare..

    Përgjigju
    • NgaShpella: 13/06/2021 22:32

      Ka per tu permend si agjenti serb qe ka pas me shume sukses. Po spiunet ne gjith boten fund pa múti kan pas. Edhe ky te njejten gje do kete!

  • Loran: 13/06/2021 17:45

    Do i ket dhen kafen... Rama ktit

    Përgjigju
  • Latif: 13/06/2021 17:31

    Per Salen e kemi marre vesh, nej gja per takimim kishit apo "ashtu eshte nje muhabet"

    Përgjigju
  • LORA: 13/06/2021 17:10

    Lajm i mire, per progresin e pershpejtuar te Shqiperise sone.

    Përgjigju
  • Ori: 13/06/2021 16:19

    Argumenti kryesor duhet te jet arrestimi dhe ekstradimi ne Hage per krime kunder popullit i kriminelit Sali protopapa.Konfiskimi i gjith pasurise se tij dhe familjes.Ky do ishte shpetimi per ket popull

    Përgjigju
    • pjeter: 13/06/2021 21:18

      Te mos shpresojme te pamunduren.Gjithkush halen e tij e pastron vete,ata qe nuk munden o nuk duan,o pagujn dike qe ja u ben punen,o e mbyt muti.Gjeja kryesore eshte qe po na mesojne si pastrohet,dhe me kryesorja esht,qe po vene bazat,per te na edukuar qe te dime ta mbajme paster.

    • @ori: 13/06/2021 18:02

      Nuk eshte vetem saliu po fillimi te pakten

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit