Qeveria miratoi marrëveshjen me Gjermaninë me vlerë 110 milionë euro, nga të cilat 20 milionë euro grant, për financimin e tre projekteve në sektorin energjetik. Detajet i bëri të ditura ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Projekti i parë parashikon rehabilitimin e 14 konvikteve të tjera, pas investimeve të përfunduara në 15 të tilla, me synim rritjen e eficiencës së energjisë dhe përmirësimin e kushteve. Investimi i dytë do të bëhet në HEC-in e Vaut të Dejës, që siguron rreth 28% të prodhimit të energjisë nga KESH. Rehabilitimi synon t’i zgjasë hidrocentralit jetëgjatësinë me rreth 30 vite. Projekti i tretë parashikon digjitalizimin e rreth 40 nënstacioneve të transmetimit, për menaxhimin më efikas të flukseve të energjisë dhe rritjen e kapaciteteve të furnizimit.

"Kemi nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane, për tre projekte të rëndësishme. lidhet me rehabilitimin e konvikteve, vijojmë punën për 14 konvikte në vijim. Programi i dytë është rehabilitimi i HEC Vau i Dejës, në vepër e rëndësishme energjetike, i shtojmë jetëgjatësinë me 30 vite.  Programi i tretë, dixhitalizimi i sistemeve të operatorit të transmetimit, me qëllim menaxhimin e flukseve të energjisë.

Ne kemi përmbyllur 2 programet e para të eficiencës së energjisë elektrike për panelet diellore për ujin e ngrohtë që kanë përfituar 4 mijë klientë familjarë dhe që janë realizuar brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndërkohë Agjencia e Eficiensës së Energjisë Elektrike ka programe specifike për rehabilitimin e pallateve dhe ndërtesave në qytete të caktuara. Një ndër elementët që ne do përpiqemi ta kemi në fuqi brenda këtij viti, ku parashikojmë krijimin e një fondi të eficiencës së energjisë. Ky fond do ketë një vlerë të caktuar parash që do menaxhohet nga një bord specifik që do japi mbështetje për të gjithë qytetarët dhe bizneset për eficiencën e energjisë", tha Karakaçi. 


Lajmi kryesor:

Programi i strehimit/ Ibrahimaj: Nuk është ‘paketë elektorale’, miratohet në tetor! 4000 kredi të buta për çiftet e reja (VIDEO)