TIRANË- Më pak lindje dhe më shumë pensionistë. Është kjo luhatja demografike që vihet re nga të dhënat e muajve të parë të këtij viti.
Në Institutin e Sigurimeve Shoqërore nga Janari në Qershor janë 10 mijë e 148 persona të cilët iu shtuan kategorisë së pensionistëve të pleqërisë. Sipas të dhënave moshën e pensionit e kanë mbushur më shumë meshkuj ose 6,503 dhe femra vetëm 3,645.
Jo vetëm në paga por edhe në pension meshkujt marrin më shumë. Referuar raportit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar mujor për meshkuj është 16,384 lekë, ndërsa për femrat është 13,072 lekë. Një diferencë e tillë justifikohet edhe me pagën që iu është deklaruar këtyre pensionistëve të rinj në vitet e tyre të punës.
Teksa numri i pensionistëve është rritur, lindjet në 6-mujorin e parë të vitit kanë rënë me 8%. Konkretisht nga mbi 14 mijë në periudhën janar-qershor në 2019, në këtë vit kishim për të njëjtën periudhë vetëm 12 mijë e 250 lindje. Nga ana tjetër në sistemin e sigurimeve ka rënë edhe numri i kontribuuesve. Për ekspertët ulja e numrit të kontributeve vë në rrezik edhe masën e pensionit që përfitojnë qytetarët.
“Nëse ne kemi probleme demografike bëhet më e vështirë të realizojmë të ardhurat dhe bëhet edhe më e vështirë për të mbajtur skemën e pensioneve. Kështu edhe skema e pensioneve do të cenohet, dhe për prindërit tanë do të jetë më e vështirë të marrë pensione më të larta”, thotë eksperti i çështjeve ekonomike Azmi Stringa.
E ndarë sipas qarqeve, numri më i lartë i pensioneve të reja është në Tiranë, Fieri, Korçë dhe Vlorë. Kukësi është qyteti me më pak pensionistë të rinj.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Patos/ Dyndje në Postë për pensionin dhe bonusin e fundvitit, të moshuarit: Duhen më shumë sportele dhe pika, situatë kaotike!
30 Dhjetor 2024, 10:43
-
Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures
29 Dhjetor 2024, 18:15
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
28 Dhjetor 2024, 16:15
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor 2024, 15:20
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
5 Dhjetor 2024, 16:25
-
Nis tërheqja e bonusit të fundvitit, e marrin 51 mijë pensionistët e parë
3 Dhjetor 2024, 12:57
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025
29 Nëntor 2024, 15:28
MBUSHJA E SHQIPERISE ME PLEQ eshte pasoje e politikes te qeverisjes te gabuar qysh ne 1990,,,kjo politike nuk ka punuar per mbajtjen e shqiptareve ne shqiperi,,,kjo politike eshte politike e shpopullimit,,,,sepse nuk favorizohen investimet e qendrueshme ne turizem e bujqesi qe do sillte punesimin e 1 milion shqiptareve,,,,por e kane mendjen te ndertojne vetem pallate...pika qe su bie... ../////
PërgjigjuTë gjith tmoshuarit mundohen me u lehtsu prej gabimeve,dhe me u përmisu tek rinia,po i thot gruaja burrit a pom fal,isha e re dhe e bukur tkam mashtru vetëm dy her në jav,burri u rqeth dhe u mrrol,i tha në të ardhmen ti do tjesh lopa ime,unë kam met mjel tri her në dit! dhe iku
PërgjigjuFai Rames,duhet te filloje paketen e katert bisneseve,te rrise pensionet,ti japi asistence atyre qe ngelen pa pune,eshte gjeja me e paket per nje qeverri te nje vendi te pasur si Shqiperia.Shqiptaret akoma nuk e kuptojne si funksionojne shtetet,te gjithe duan nga shteti,e konsiderojne si nje planet tjeter shtetin,nuk e kuptojne qe jane po ata shteti,shteti duhet ti japi atij ketij te gjitheve, nuk ka rendesi sa ne gjendje eshte dhe kush duhet ta krijoje ate gjendje te atille ne shtet qe tu pergjigjet nevojave te shqiptareve.Degjon komentet e njerezve,qe duan ndihma te gjithe me nje kriter Skandinav,por po pa e pasur minimalisht idene e te jetuarit ne shoqeri si ata,te gjithe duan te zhvatin shtetin.Si mund te pretendosh te te zgjidhin problemet qeverrite kur nje pjese e konsiderushme e votave te shqiptareve jan shit per dy grosh?keshtu i jep mundesi llumit te administroje pasurite e vendit,gje qe ndodhi deri tani.Kjo shoqeri e jona nuk eshte frut i qevertisjes Rama,eshte frut i lajthitjes komberare tash e 30-40 vjet me radhe ndoshta e me shume.Ne gjithmone presim te vijne te tjeret ti sistemojne gjerat sepse vete,jemi ne gjendje vetem te shkojme mbrapsh.Te ndihesh i pa shprese nuk te jep mundesi te mund te krijosh nje familje numerikisht te larte,me shume femije, prandaj te rinjte behen me femije gjithnje e me vone,kargohen nga vendi i pa shprese, keshtu eshte e natyrshme, ngelen vetem pleqte pensioniste,deri atehere kur mund ti paguhet pensioni.Po nuk patem nje fare ndergjegjesimi qe fai eshte vetem i yni dhe te kuptojme ku gabojme gjithmone,duke filluar qe nga koordinimi i zgjedhesve me te zgjedhurit per interesat e kombit,veshtire se ne mund te mbijetojme sa kemi mbijetuar deri sot.Kjo arrihet me ndergjegjesim te gjenerarave te ardheshme,dhe kjo behet me edukim,qe te arrihet te krijohet nje fare kulture e te jetuarit bashkarisht,me respekt te gjerave te perbashketa,te rregullave te perbashketa,vetem keshtu mund te krijojme nje minimum mirqenie te perbashket.Une nuk jam ne gjendje te bej analizen e sociologu,por jam i bindur qe kjo gjendje aktuale e shqiptareve si komb,eshte nje gjendje e tille sepse ka nje mangesi te theksuar kulturor te bashkejeteses.
Përgjigju