Në 2027-ën bonuset mujore të këtij viti do të dyfishohen. Pensionet urbane të plota me vlerë deri 40 mijë lekë do të marrin 3600 lekë në muaj. Pensionet urbane të pjesshme me vlerë deri 22 mijë lekë do të marrin 1600 lekë, pensionet rurale me vlerë deri 18 mijë lekë në muaj përfitojnë bonus 2000 lekë, gjithashtu dyfish do marrin edhe pensionet familjare (1400) dhe ato të invaliditetit (1200 lekë). kush kalon tavanet nuk përfiton, madje një qytetar që ka pensionin 36 mijë lekë nuk do ta marrë të plotë bonusin që të mos kalojë 40 mijë lekëshin.

Tavanet e pensionit që duhet të kenë qytetarët që të përfitojnë, thotë zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, nuk do të ndryshojnë.

“Tavanet nuk do kenë ndryshim. Pra ne synojmë që deri në vitin 2030 pensioni mesatar me vite të plota pune të arrijë në 40.000 lekë, dhe të gjitha llogaritjet janë bërë sipas kategorive të ndryshme, pra pensione urbane, të plota dhe të pjesshme, pensione rurale. Për momentin nuk kemi konsideruar ende një politikë për ndryshimin e tavaneve, por sigurisht do të marrim parasysh edhe faktin nëse ne duam ta rrisim pensionin mesatar deri në vitin 2030 edhe përtej masës 40.000 lekë”, shprehet Manjani.


Lajmi kryesor:

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet në Report tv, nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private! Manjani: S'ka indeksim të dytë, në 2027-en dyfishohen bonuset