Kryeministri Edi Rama tha nga Sllovenia se Shqipëria ka buxhetin më të vogël se i Cristiano Ronaldos, por megjithatë nuk ka rritur asnjë cent çmimin e energjisë, pavarësisht krizës energjetike.
Rama: Kemi marrë një vendim, një vendim kurajoz mendoj, dhe koha do ta tregojë nëse është kurajoz apo jo i mençur për të mos prekur çmimet e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është mjaft e dhimbshme për buxhetin shqiptar që është më pak se buxheti i Cristiano Ronaldos, por sërisht, ne ja kemi dalë të vazhdojmë kështu. Nga ana tjetër, duke mos e rritur çmimin e energjisë as edhe një cent kemi inflacionin më të ulët, deri tani, në rajon. Duket mirë kur e shikon teknikisht, por sigurisht nuk është mirë kur e sheh në mënyrën shqiptare sepse duhet të jetë gjithnjë më mirë dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Problemi që unë shoh është sepse ju përmendët pasi unë fola, Scholtzin, por unë nuk po flisja për Scholtz kur fola për Gjermaninë. Scholtz është udhëheqësi dhe sa i përket udhëheqjes në Bashkimin Europian, deri më tani, reagimi ka qenë shumë i qartë, shumë i fortë, shumë i ashpër nga gjithçka tjetër.
Moderatori: Ndërkohë që vijojmë me Moldavinë, analogjia me buxhetin e Cristiano Ronaldo-s, i cili tani rri më shumë në stol, e bën edhe më të padrejtë.
Kryeministri Edi Rama: Le të mos flasim për drejtësi sepse do të ishte shumë e vështirë që të dilnim nga ky diskutim i drejtë e i padrejtë. Nuk kam asgjë kundër Cristiano Ronaldos, që të sigurohem që të mos ta merrni si sjellja e një juventini të tradhëtuar. Thjesht po them që buxhetet tona janë shumë modeste krahasur me të mëdhenjtë dhe duke mos qenë edhe në Bashkimin Europian...
Lajmi kryesor:
Kriza e çmimeve/ Rama nga Sllovenia: Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi! Europa të mos dorëzohet së përkrahuri Ukrainën
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
21 Janar, 12:51
-
14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit, Rama: Drejtësia nuk duhet vonuar më! Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur
21 Janar, 08:00
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama takim me drejtuesit politik të qarqeve
20 Janar, 11:09