Shqipëria, me numrin më të lartë të studentëve që studiojnë në Europë

Shqipëria, me numrin më të lartë të studentëve që studiojnë në Europë

Foto ilustruese

Nxënësit shqiptarë janë më të prirur të studiojnë jashtë në krahasim me të gjithë stidentët e tjerë në ballkan, Europën Qendrore e Lindore dhe vendet e tjera të Europës Perëndimore. Shqipëria ka numrin më të lartë të studentëve që zgjedhin për të studiuar jashtë për 1000 banorë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s, numri i studentëve shqiptar që kanë vendosur të studiojnë jashtë në 2017-n ishte 24,543 persona. Sipas përllogaritjeve të Monitor në 2017-n për çdo 1000 banorë, kishte 9 studentë që studionin në arsimin e lartë jashtë vendit.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e para për numër më të lartë për 1000 banorë. Vendi i dytë në rajon për numër më të lartë studentësh që zgjedhin të jetojnë jashtë është Mali i Zi. Në vlerë absolute, në 2017-n rreth 4763 të rinj malazez kishin vendosur të studionin jashtë (popullsia në Malin e Zi nga të dhënat më të fundit është 622 mijë banorë). Pas në vendin e tretë është Bosnja Hercegovina, ku për 1000 banorë në 2017-n kishte 3 studentë që kishin zgjedhur të studionin jashtë.

Serbia dhe Maqedonia kanë një numër më të ulët studentësh për 1000 banorë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit.
Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, Greqia dhe Bullgari për çdo 1000 banorë kanë tre studentë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë. Më pas renditen vende si Kroacia dhe Rumania, të cilat kanë secila nga 2 studentë për 1000 banorë.
Vendet e Europës Perëndimore, por edhe Amerika kanë një numër shumë të ulët të studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë në raport me popullsinë.

Studentët në universitetet shqiptare në rënie të fortë
Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin akademik 2016-2017 në arsimin e lartë kishte të regjistruar gjithsej 139,607. Në krahasim me disa vjet më parë numri i studentëve në Shqipëri ka rënë ndjeshëm, teksa në vitin akademik 2012-2013 kishte të regjistruar 172,561 persona. Pra në katër vjet numri i studentëve ka rënë me rreth 33 mijë persona (-19%). Dy janë arsyet e kësaj rënieje.
-Së pari, është tendenca e plakjes së popullsisë. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e grupmoshës 15-24 vjeç u reduktua me 55 mijë persona në 2017-n, në krahasim me vitin 2014. Pesha e kësaj grupmoshe ka zbritur në 16% të totalit në vitin 2017, nga 19% që ishte një dekadë më parë (në 2007-n).

-Arsyeja e dytë lidhet me tendencën e të rinjve shqiptarë për të studiuar jashtë shtetit, ku tradicionalisht Italia ka qenë e preferuar, ndërsa dy vitet e fundit një fluks i lartë po shkon në Gjermani, çka shihet dhe nga interesi i lartë për të mësuar gjuhën gjermane.
Nuk ka të dhëna se sa përqind e këtyre studentëve kthehen pas përfundimit të studimeve apo rrinë në vendet e tjera në kërkim të një pune e jete më të mirë. Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK