Shqipëria mban rekordin në Ballkanin Perëndimor dhe renditet ndër vendet me numrin më të lartë për sa i përket individëve të dënuar për veprat penale. Në raport me popullsinë, në Shqipëri kishte 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë që jetojnë këtu, duke u renditur e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.
Eurostat për t’i bërë të dhënat sa më të krahasueshme ka shprehur numrin e të dënuarve për vepra penale në raport me popullsinë e secilit shtet. Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria thyen rekord për numrin e lartë të të burgosurve. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 179 të burgosur. Në Serbi, sipas Eurostat, numri i të burgosurve për 100 mijë banorë ishte 153, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 146 të burgosur, ndërsa Kosova numëronte rreth 90 të burgosur për 100 mijë banorë.
Në të gjithë Bashkimin Europian numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore ishte 116, ku sipas Eurostat është shënuar norma më e ulët që prej vitit 2000.
Në Bashkimin Europian, numri më i lartë i të burgosurve është shënuar në Lituani (shiko grafikun) me 231 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Çekia me 209 të burgosur për 100 mijë banorë dhe Estonia me 206 të burgosur.
Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE-së, me përkatësisht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë.
Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, numri i të burgosurve përllogaritet të jetë 97 dhe 93 për 100 mijë banorë.
Ndër shtetet anëtare numri më i ulët i të burgosurve është shënuar në Islandë, ku sipas Eurostat numri i të burgosurve atje ishte vetëm 38 për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditet vendet e Europës Veriore, ku Finlanda kishte vetëm 56 të burgosur, ndjekur nga Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur.
Burimi: Eurostat
/Monitor/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27.1%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 1224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
5 Shkurt, 13:37
-
BE ‘kopjon’ paktin Rama-Meloni/ Gati ligji për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në kampe jashtë Unionit
5 Shkurt, 09:04
-
Veton Surroi: Pse Europa duhet të mësojë historinë amerikane?
5 Shkurt, 08:33
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
4 Shkurt, 18:31
-
Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, turizmi ‘motori’ kryesor! Trump ‘kërcënim’ për BE
4 Shkurt, 16:50
-
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
3 Shkurt, 22:06
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
3 Shkurt, 16:57
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
3 Shkurt, 16:19
-
Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë
3 Shkurt, 15:27
-
'Trump solli një doktrinë të re', ish-ambasadori Nesho: Jo më fuqizim i aleatëve! Deklaratat politike të Elon Musk duhen marrë me rezerva
3 Shkurt, 14:48
Na kena kritiku komunizmin se kishte shum te burgosur po sote ca keni me than. Kjo ashte demokracija
Përgjigjujo mo cne, ne jemi komb i paster, haaaaaaa
Përgjigju