Shqipëria ndihmon Kosovën me energji në dy ditët e festave, Pacolli:  Një strategji e përbashkët energjetike midis dy vendeve duhet të jetë hapi i radhës

Shqipëria ndihmon Kosovën me energji në dy ditët e festave, Pacolli:  Një strategji e përbashkët energjetike midis dy vendeve duhet të jetë hapi i radhës

Shqipëria vendosi të ndihmonte Kosovën duke i dhënë 7680 MËh Kosovës për datat 31 dhjetor dhe 1 janar në mënyrë që familjet të mos festonin në errësirë, në një kohë që vendi po përballet me krizën ekonomike. Pas këtij vendimi, biznesmeni Behgjet Pacolli ka falenderuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka thënë se një strategji e përbashkët energjetike midis dy vendeve duhet të jetë hapi i radhës mes dy vendeve.

“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës. Një strategji e përbashkët energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është rruga përpara”, shkruan Pacolli.


Lajmi kryesor:

Kriza energjetike në Kosovë, Shqipëria i jep 7680 MWh energji për 31 dhjetorin dhe 1 janarin pa efekt financiar! Rama: T'i ndihmojmë që familjeve mos i mungojnë dritat në dy ditët e festave


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve