Shqipëria në epokën e energjisë së rinovueshme, miratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik në Ballsh

Foto ilustruese

TIRANË- Miratohet vendimi për ndërtimin e centralit fotovilatikë në Ballsh nga kompania “Green Solar Park Balls”, me kapacitet të instaluar 100 MË.

Centrali pritet të hyë në punë brenda 60 muajve, afati i operimit, 49 vite. Ministria do ketë të drejtë të mbikëqyri çdo 3 muaj realizimin e punës sipas kontratës.

Shoqërisë “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”, sh.p.k, i lind e drejta të krijojë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit një shoqëri për qëllime të veçanta, për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit fotovoltaik. Kompania nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale nr.1090, njësia administrative Ballsh, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, e dhënë sipas këtyre rregullave, mund të transferohet te një subjekt i tretë, vetëm me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ashtu kompania  do t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

Një ditë më parë ERE, njoftoi nisjen e procedurës për licensimin e dy shoqërive “Sunpoëer 2017” dhe “Sun Avenue”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar me nga 2 MË, në Povelçë, në bashkinë Fier.

Edhe kompani të tjera kanë kërkuar të hyjnë në treg për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme.

Pas ndërtimit të parkut fotovoltaik në digën e Vaut të Dejës, me kapacitet prej 5143 kËp, zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë të ditur së fundmi se këtë vit do të nisë ndërtimi edhe për parkun fotovoltaik në digën e Zadejës, i cili do të jetë 8.3 megavat-orë.

Ndërkohë, në Karavasta në mesin e vitit të shkuar ka nisur puna për ndërtimin e parkut fotovoltaik që do të prodhojë 140 megavat-orë dhe pritet të jetë funksional vitin e ardhshëm.

Investimi nga kompania franceze “Voltalia” për parkun më të madh në Ballkan, do të kushtojë 100 milionë euro.

Kompania “Voltalia” do të ndërtojë edhe parkun fotovoltaik të Spitallës me një kapacitet prej 100 megavat energji elektrike në një sipërfaqe 120 hektarë.

Vendimi i plotë
Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni, në zonën kadastrale nr.1090, njësia administrative Ballsh, bashkia Mallakastër, qarku fier, nga shoqëria “Greennat Solar Park Ballsh”, sh.p.k.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi: 1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale nr.1090, njësia administrative Ballsh, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, nga shoqëria “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: shoqëria “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”, sh.p.k.;

b) Numri i identifikimit personal të zyrës së taksave NIPT/NUIS: M27511801Q;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç) Kapaciteti i instaluar: 100 MË;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të parkut fotovoltaik do të jetë brenda 60 (gjashtëdhjetë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale nr.1090, njësia administrative Ballsh, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë) Koordinatat e tokës, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ose institucione të tjera të autorizuara kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;

g) Shoqërisë “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”, sh.p.k., i lind e drejta të krijojë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit një shoqëri për qëllime të veçanta, për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit fotovoltaik;

gj) E drejta për ndërtimin e burimit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 100 MË, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale nr.1090, njësia administrative Ballsh, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, e dhënë sipas këtyre rregullave, mund të transferohet te një subjekt i tretë, vetëm me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;

h) Shoqëria “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”, sh.p.k., ose shoqëria për qëllime të veçanta ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore ose institucioneve të tjera të autorizuara, informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”, sh.p.k., ose shoqërisë për qëllime të veçanta dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.VENDIMI I PLOTË!

Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni, në zonën kadastrale nr.1090, njësia administrative ballsh, bashkia ballakastër, qarku fier, nga shoqëria “greennat solar park ballsh”, sh.p.k.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 11/01/2023 16:56

    Duhet then edhe pronari KASTRATI qe e mori Rafinerine e naftes e coj per skrap dhe e privatizuan padrejtesisht ne hipoteke po SPAK do vij ora do i hap letrat sesi i kaloj prona Beso and Company.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 11/01/2023 16:47

    160 hektare toke falas per vetem 2 % ? Ku eshte toka qe po FALET?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja