Shqipëria në Expo Milano 2015
Ahmetaj: Pjesëmarrja e rëndësishme

Shqipëria në Expo Milano 2015<br />Ahmetaj: Pjesëmarrja e rëndësishme
Expo Milano 2015 konsiderohet një event mjaft i rëndësishëm që bashkon në një të vetëm gjithçka të bukur të Italisë e jo vetëm, për t’ia prezantuar mbarë botës. Në këtë panair Shqipëria përfaqësohet me një pavion të veçantë të saj, ku do të shfaqë traditën dhe vlerat gastronomike tradicionale te vendit tonë.

Ndërsa përbri këtij pavioni, një qendër informimi do të ofrojë aspektin tërheqës të vendit tonë, jo vetëm në turizëm por edhe për të thithur investime, e përfaqësuar nga Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të investimeve, AIDA.

Shqiperia ne expo

Nën moton “Ushqimi ynë, historia jonë, misteri ynë” Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në ekspozitën “Expo Milano 2015”. Shqipëria merr pjesë për herë të parë si një vend i konsoliduar dhe i vetfinancuar në këtë panair, ku mesazhi kryesor që përçohet është ushqimi si motor i energjisë së jetës.
 
Sipas autoriteteve zyrtare këtë vit Shqipëria do të jetë surpriza e vërtetë e këtij panairi ndërkombëtar të ushqimit. Përveç ushqimit ne çojmë edhe bashkëjetesën fetare. Kuzhinierët më të mirë shqiptarë dhe pjata të ndryshme nga të gjitha trevat e vendit do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë panair.
 
Në një lidhje telefonike për A1 Report Arben Ahmetaj, sqaron se rëndësia e këtij panairi për vendin tonë është shumë e madhe.

“Është aktivitet ndërkombëtar i pasqyruar nga të gjithë mediat në Evropë. Panair që fokusohet të kultura, te ushqimi, te profile i vendeve, me qëllim promovimin e vendeve jo vetëm për ushqimet por edhe për tregti dhe ndërtime. Për tis jell vendet në fokusin dhe vëmendjen e industrive të ndryshme jo vetëm ushqimore. Dhe sigurisht është një aktivitet ku vendet shkëmbejnë kulturat e tyre kulinare, qoftë edhe mikrokulturat kulinare brenda vendeve të tyre. Reklamojnë destinacionet e tyre interesante, veçantinë e vendeve. Më duhet të them që është një aktivitet fantastik, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë”, tha Ahmetaj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)