Shqipëria në grup me Spanjën dhe Serbinë, 'The Sun' simulon shortin e Euro 2024

Shqipëria në grup me Spanjën dhe Serbinë, 'The Sun' simulon shortin e Euro 2024

Foto ilustruese

Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë një prej 24 ekipeve që do marrin pjesë në finalet e "Gjermani 2024", Europianit që do zhvillohet nga 15 qershori - 15 korrik.

Tanimë me mësimin e 21 skuadrave të kualifikuara dhe tre të tjerave që vijnë nga play-off i Ligës së Kombeve, është mësuar edhe ndarja e vazove. Në shortin e datës 2 dhjetor që do hidhet në Hamburg në orën 18:00, kuqezinjtë janë në vazon e dytë, duke lënë pas ekipe si Holanda, Italia, Kroacia dhe Zvicra.

Media britanike, ‘The Sun’ ka vazhduar traditën e saj duke bërë një simulim të shortit. Sipas këtij verdikti të improvizuar, Shqipëria do të vendoset në Grupin 2 bashkë me Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë. Anglia është vendosur në Grupin 4 bashkë me Italinë, Skocinë dhe Turqinë.

Grupet sipas The Sun:

Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Ceki, Play-off A

Grupi 2: Spanja, Shqipëria, Sllovakia, Serbia

Grupi 3: Franca, Rumania, Slovenia, Play-off C

Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

Grupi 5: Belgjika, Hungaria, Kroacia, Zvicra

Grupi 6: Portugalia, Austria, Holanda, Play-off B

Ndarja e vazove për shortin e 2 qershorit:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eli: 23/11/2023 08:27

    Keto 2 ndeshjet e fundit I kishin shit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohen tre automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, Range Rover-i fluturon në karburant

Aksidentohen tre automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, Range Rover-i fluturon në karburant