Shqipëria në karantinë, emigrantët: Kemi vite jashtë, duam të kthehemi (VIDEO)

Emigrantët nuk mund të kthehen pa autorizimin e ambasadës apo konsullatës shqiptare në vendet ku jetojnë. Ky është një urdhër i prerë i qeverisë dhe kryeministri Rama tha theksuar disa herë se lista është e mbyllur dhe kthimi do të bëhet vetëm për një numër të caktuar personash, jo për ata që jetojnë jashtë. Moszbatimi i urdhrit prej 2-3 ditësh ka krijuar problematika me emigrantwt nw Kakavijë dhe Kapshticë, të cilët në mungesë të autorizimit për të kaluar kanë mbetur në tokë neutrale në kufi. Në lidhje me këto situata të vështira një numër i madh telefonatash kanë mbërritur në emisionin Repolitix, emigrantë të cilët kërkojnë të kthehen pranë familjeve të tyre.  

''Unë ndodhem në Milos të Greqisë. Më thonë nga ambasada të rri këtu sa të hapet kufiri. Erdha për një vizitë në datën 11 mars. Unë kam marrë një shtëpi me qira. Kam qenë këtu me mendjen për të jetuar disa kohë. Ambasada jonë në Greqi dje më tha, që të qëndroj këtu. Na zuri, duhet të bëjmë durim''- thotë për Report TV, Erjon Velaj, emigrant në Milos të Greqisë.

Një tjetër shqiptar azilkërkues prej dy vitesh në Angli, në një lidhje skype për Report TV, në emisionin Repolitix bën gjithashtu të njëjtën kërkesë.

''Unë ndodhem në Londër. Unë kam 2 vite këtu dhe duam të kthehemi. Ne duam të kthehemi, sepse thuhet se do të mbyllet për 6 muaj. Kemi kërkuar azil këtu. Jetoj me disa shokë. Shpresojmë të kthehemi. Emrat tanë në listën e parë të kthimit nuk ishin''-thotë Mehmet Dokuzi, emigrant në Londër.

Gazetari ynë në Greqi, Etmond Guri sqaron një procedurë të rëndësishme, që duhet të ndjekin këta emigrantë pranë autoriteteve.

''Për të evituar çështjen e gjobës apo shkeljen e afatit kohor, siç parashikohet në Shengen, të gjithë shtetasit shqiptarë, që janë në Greqi dhe kanë hyrë me pasaportë, por ju ka skaduar afati, apo janë në prag të skadimit të afatit, duhet që në formë elektronike t'u drejtohen autoriteteve policore greke apo Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe t'u deklarojnë atyre, që janë në situatë karantine, me qëllim që të evitojnë të paktën gjobën. Dhe pasi të kalojë, situata do të shihet sesi do të veprohet nga autoritetet greke, në këtë rast. Ky është një informacion zyrtar që na është konfirmuar nga policia greke dhe kjo na është këshilluar''.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arturi: 03/04/2020 23:37

    Rrini atje o pisa,,apo doni te na infektoni...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë