Shqipëria në krizë edhe për farmacistë, po largohen jashtë vendit! Diana Toma: Pjesa më e madhe e të anëtarësuarve në vitin 2022, janë larguar

Numri i lartë i farmacistëve që po largohen nga vendi, rrezikon ta fusë në krizë edhe këtë sektor. Alarmin e ngre presidentja e Urdhrit të Farmacistit Diana Toma teka bën bilancin e largimeve të farmacistëve të diplomuar.

“Në fakt është situatë alarmi.Në tërë personelin shëndetësor, farmacistët janë më të pakët në numër.Aktualisht në Shqipëri 3000 farmacistë e ushtrojnë profesionin.Në 2020 – 206 anetaresime te reja dhe 41 largime, 2021 – 185 anetaresime te reja dhe 49 largime, 2022 – 132 anetaresime te reja dhe 74 largime.”-tha Diana Toma – Presidente e Urdhrit te Farmacistit.

Farmacistët e rinj po largohen tashmë jo vetëm në Gjermani dhe vende të tjera të Europës, por edhe drejt Kanadasë e Shteteve të Bashkuara.

“Nëqoftëse deri dje thithësi kyesor ka qenë tregu gjerman i punës,tani jo. Ke Ita,inë, Spanjën, ke Portugalinë dhe sot ke farmacistë që largohen drejt Kanadasë, pra nuk kemi kufizime vetëm në kontinentin Europian.” - tha Diana Toma, Presidente e Urdhrit te Farmacistit

Një tjetër problematikë që rrezikon shërbimin farmaceutik është fakti se me ndryshimet ligjore të viteve 2008 e 2009 çdokujt i jepet mundësia të hapë farmaci, edhe pa qenë i diplomuar në këtë fushë.

“Dhe në faktin që unë investoj në farmaceutikë, por unë investoj në farmaci dhe tani edhe po nuk gjeta profesionistë farmacistë unë do të gjej çfarëdo lloj individi që do të përligji investimin. Prandaj ato kriteret nuk duheshin hequr. Nuk është sistem që ka vend për të tjerë. Është profesion shëndetësor dhe ka nevojë vetëm për profesionistë farmacistë. Unë në mënyrë të drejtëpërdrejtë do t’i quaja vrasës se nuk po jep karamele, nuk po ofroj sendurina që nuk kanë nevojë për një shërbim të mirëfilltë profesional.” tha Diana Toma, Presidente e Urdhrit te Farmacistit.

Në të gjithë vendin figurojnë rreth 1,600 farmaci të licencuara, prej të cilave rreth 800 janë vetëm në Tiranë.

Tabelë:

VITI 2020

206 anëtarësime të reja, 41 vërtetime për jashtë

VITI 2021

185 anëtarësime të reja, 49 vërtetime për jashtë

VITI 2022

132 anëtarësime të reja, 74 vërtetime për jashtë

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë