Shqipëria prej disa ditësh po merr pjesë në panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor.
“Në panairin e turizmit në Madrid, që është dhe pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani, Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Na panairin e Madridit marrin pjesë mbi 160 vende të botës dhe më shumë se 10 mijë kompani të ndryshme.
Panairi është një nga më të mëdhenjtë në fushën e turizmit, i njohur për numrin e lartë të kontratave dhe marrëveshjeve që lidhen gjatë ditëve të para të tij. Po ashtu bëhet me dije se Shqipëria po merr pjesë me synimin për të zgjeruar ofertën turistike gjatë gjithë vitit.
Komente











