TIRANË, 4 Shtator/ATSH/.- "Shqipëria paraqitet në samitin e NATO-s në Wales, si një vend i barabartë mes të barabartëve".
Kështu deklaruan mbrëmjen e së enjtes, të ftuar në një emision televiziv, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, të cilët janë pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama që përfaqësojnë Shqipërinë në këtë samit. Dy ministrat folën për sfidat që dalin së fundmi përpara aleancës dhe kontributin e Shqipërisë si një vend anëtar.
Sipas ministres Kodheli, Shqipëria realisht renditet në vendet e para për sa i përket kontributeve që ka dhënë në aleancë, krahasuar me numrin e popullsisë dhe me nivelin e GDP-së. Kodheli tha se "kemi më shumë se 2400 forca të shtrira në vite, pjesëmarrëse në misionet paqeruajtëse përkrah aleatëve.
Duke u ndalur te buxheti për ushtrinë, Kodheli tha se aktualisht e kemi në nivelin 1 për qind të GDP-së, në një kohë kur NATO kërkon që të arrihet niveli 2 për qind i GDP-së. "Nuk jemi shumë poshtë në raport me prodhimin kombëtar, jemi në mes", tha ajo.
Sipas Kodhelit, "në qeverisjen e mëparshme shpenzimet për ushtrinë mund të kenë qenë edhe më të mëdha, por paratë janë shpenzuar në mënyrë abuzive dhe jo në funksion të rritjes së kapaciteteve të FA-së dhe modernizimit të tyre".
"Është fakt se sivjet kemi mundësuar ndryshimin e armatimit të FA-së nga kallashnikovi që është jashtë standardeve, në një armë tjetër. NATO kërkon prej nesh një batalion këmbësorësh që duhet të jetë i pajisur me një set të caktuar armatimi dhe teknike dhe ne do ta realizojmë këtë brenda pak muajve", tha Kodheli.
Ndërsa ministri Bushati u shpreh se "të gjitha vendet anëtare duhet të kontribuojnë në NATO dhe kur vjen puna te procesi i politikës së dyerve të hapura të NATO-s, 3 nga 4 vendet aspirante janë vende fqinjë në Ballkanin Perëndimor". Kjo sipas tij, do të thotë se Shqipëria ka një peshë specifike dhe mund të punoj më nga afër me këto vende.
Ai theksoi se aktualisht është rritur mjaft ndërveprueshmëria në kuptimin politik, diplomatik, ushtarak dhe të shërbimeve të inteligjencës dhe kjo është një test i mirë për të provuar kapacitetet administrative që ka vendi.
Ndërkohë Bushati theksoi se, "në të gjitha ministerialet dhe takimet që ka patur, Shqipëria ka kërkuar që NATO të vendosë një marrëdhënie më të institucionalizuar me Kosovën. Kjo për të nënvizuar edhe rëndësinë që ka perimetri i sigurisë në Ballkan, për NATO-n", tha Bushati. /m.m/
/Shqiptarja.com