Sezoni i gripit, Silva Bino: Vaksinohuni, më të rrezikuar personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike

Teksa jemi në sezonin e gripit, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u ka bërë apel qytetarëve për t'u vaksinuar.

Sipas saj, grupet më të rriskuara janë personat mbi 60 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

‘Ky është një sezon normal gripi, trendi i infektimeve të infeksionet respiratorë dhe i gripit është i njëjtë me vitin që shkoi, shtrimet në spitale janë të njëjta me vitin që shkoj. S’kemi një grip me forma të rënda. Duke qenë  se jemi në sezon gripi duhet që të jemi të kujdesshëm.

Ata që nuk janë vaksinuar, duhet që të vaksinohen. Deri më tani janë përdorur rreth 75 për qind të vaksinave të shpërndara dhe janë vaksinuar rreth 30 për qind e personave mbi 65 vjeç, por ne ju sugjerojmë të gjithë sidomos ata që janë mbi 60 vjeç, ose kanë sëmundje kronike, të vaksinohen ndaj gripit sepse nuk është vonë’, tha ajo.

Vaksina antigrip është falas dhe kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për grupet e rrezikuara.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit

Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit