Teksa jemi në sezonin e gripit, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u ka bërë apel qytetarëve për t'u vaksinuar.
Sipas saj, grupet më të rriskuara janë personat mbi 60 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
‘Ky është një sezon normal gripi, trendi i infektimeve të infeksionet respiratorë dhe i gripit është i njëjtë me vitin që shkoi, shtrimet në spitale janë të njëjta me vitin që shkoj. S’kemi një grip me forma të rënda. Duke qenë se jemi në sezon gripi duhet që të jemi të kujdesshëm.
Ata që nuk janë vaksinuar, duhet që të vaksinohen. Deri më tani janë përdorur rreth 75 për qind të vaksinave të shpërndara dhe janë vaksinuar rreth 30 për qind e personave mbi 65 vjeç, por ne ju sugjerojmë të gjithë sidomos ata që janë mbi 60 vjeç, ose kanë sëmundje kronike, të vaksinohen ndaj gripit sepse nuk është vonë’, tha ajo.
Vaksina antigrip është falas dhe kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për grupet e rrezikuara.