Shqipëria, në vendin e 69 mes
162 vendeve për paqen globale

Shqipëria, në vendin e 69 mes<br />162 vendeve për paqen globale
UASHINGTON – Shqipëria renditet e 69 mes 162 vendeve për nivelin e paqes dhe sigurisë. Ndërsa Kosova gjendet në vend të 72.
 
Ky vlerësim në studimin vjetor të 2013-s të Index Peace Global. Nga vendet e rajonit, një vend përpara nesh renditet Greqia, Serbia në vendin e 62, Mali i Zi në vendin e 73 dhe Maqedonia në vendin e 79-të.
 
Në raport theksohet se "zona entike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë mbetet problematike dhe konfliktuale".

Studimi vë alarmin për rritje të numrit të vrasjeve dhe të shpenzimeve ushtarake nga disa vende, të cilat janë duke e bërë botën një vend më pak paqësor. Studimi përmend luftën civile siriane dhe shpenzimet e rritura ushtarake në Iran, Irak, Afganistan dhe vende të tjera. Indeksi Global i Paqes 2013 tha se 110 vende u bënë më pak paqësore në vitin e kaluar, ndërsa 48 vende u bënë më shumë paqësore.
 
Raporti thekson se Rusia dhe Euroazia me vende si Pakistani, Siria, Koreja e Veriut, Sudan, Somali mbeten ndër rajonet më pak paqësore në botë, prapa dy rajoneve tjera që janë edhe më pak paqësore, Azisë Jugore dhe Lindjes së Mesme e Afrikës së Veriut.
 
Studimi tha se Islanda është vendi më i qetë, ndërsa Afganistani është në fund të listës së të qenit paqësor. Studimi kryhet çdo vit nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, së bashku me një panel ndërkombëtar ekspertësh të pavarur.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë