Shqipëria nga 17 janari pa Polici Shkencore për shkak të zhvendosjes së godinës, pritet të rinisë punën më 15 shkurt! Provat e mbartura ndër vite transferohen në ambientet e reja

Shqipëria nga 17 janari pa Polici Shkencore për shkak të zhvendosjes së godinës, pritet të rinisë punën më 15 shkurt! Provat e mbartura ndër vite transferohen në ambientet e reja

Në datën 15 shkurt pritet të rinis puna në Institutin e Policisë Shkencore, e pezulluar që prej 17 janarit për shkak të ndryshimeve të ambienteve nga Garda e Republikës tek godina e ish-Policisë Ushtarake në Sauk.

Burime nga institucioni i thanë Report Tv se pjesa më e madhe e pajisjeve dhe logjistikës tashmë janë zhvendosur në ambientet e reja, ndërsa pritet që në ditët e mbetura të përmbyllet procesi i plotë.

Transferim në ambientet e reja bëhet edhe për të gjitha provat e bartura ndër vite në këtë institut. Përgjatë kësaj periudhe pezullimi të punës, çështjet në hetim të Prokurorisë së Tiranës, rretheve dhe të SPAK që janë dashur ekspertiza nuk janë kryer, por janë mbajtur të arkivuara pranë institucioneve përkatëse, përveç rasteve urgjente me natyrë të rëndë kriminale.

Në momentin e rifillimit të punës, të gjitha provat do të dërgohen në ambientet e reja të IPSH për t'u analizuar.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion