Shqipëria ngjit dy shkallë në FIFA, Kosova fiton 24 pozicione

Shqipëria ngjit dy shkallë në FIFA, Kosova fiton 24 pozicione

Shqipëria ngjit dy pozicione në renditjen e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Renditja e këtij muaji merr për bazë ndeshjet e një muaji më parë ku Shqipëria e humbi miqësoren ndaj Norvegjisë 1-0 por ka arritur të fitojë dy pozicione.

Shqipëria mban vendin e 56-të në FIFA në renditjen e muajit prill duke ngjitur dy shkallë. Skocia kundërshtare në Ligën e Kombeve ka humbur dy pozicione duke u renditur në vendin e 34-të. Ndërsa kundërshtari tjetër Izraeli ka humbur katër pozicione duke u renditur në vendin e 98-të.

Një ngjitje galopante ka bërë Kosova në renditjen e muajit prill. Kosova ka fituar plot 24 pozicione duke mbajtur vendin e 152-të. Kosova gjatë muajit mars fitoi dy takimet miqësore ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Renditjen e FIFA-s edhe për muajin prill e kryeson Gjermania e ndjekur nga Brazili dhe Belgjika.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë