Nisjen e importit e ka konfirmuar administratori i ÇEZ-it, Sahit Dollapi nëpërmjet një deklarate për shtyp.
“ÇEZ shpërndarje nisi importin e energjisë elektrike për muajin gusht,”- tha ai. – “Blerja e energjisë nga jashtë është sipas të gjitha parashikimeve dhe ne kemi vendosur të blejmë 200 milionë kilovatorë për tërë muajin ose 6 milionë kilovatorë në ditë.
Sipas ligjit, kjo sasi mbulon humbjet në rrjet. Siç e kam përsëritur ne ende nuk jemi në parametrat e duhura që ÇEZ Shpërndarje të cilësohet si kompani me financa të shëndosha, por dua t’ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për të arritur këtë objektiv madhor, - theksoi në përfundim Dollapi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)