Shqipëria, një ndër 10 vendet që duhen vizituar në 2019-n, 'Lonely Planet': Mbart vlera të jashtëzakonshme

Shqipëria, një ndër 10 vendet që duhen vizituar në 2019-n, 'Lonely Planet': Mbart vlera të jashtëzakonshme

Foto e publikuar nga 'Lonely Planet'

Prestigjiozja amerikane “Lonely Planet” ka përzgjedhur Shqipërinë si një ndër dhjetë vendet të cilat ia vlejnë për t’u vizituar në 2019-n. Shqipëria renditet mes 10 vendeve si: Southern Nile Valley, Egjipt, Todz Poloni, Great Smokey National Park , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maldive, Houston SHBA, Argjentinë, Bangladesh, Ekuador, Slloveni.

“Është një vend me vlera të jashtëzakonshme, që mbart disa plazhe të mrekullueshme dhe një histori unike. Gastronomia e vendit është emocionuese; ka fruta me shije unike dhe të mundëson darka me të vërtetë speciale”, shkruan “Lonely Planet” për Shqipërinë. Portali i cili cilësohet si një orientues mjaft i mirë turistik për mbarë aventurierët në mbarë botën, shkruan më tej se “Shqipëria mbetet destinacioni ku mund të ecni nëpër peisazhe të bukura malore, fshatra të vegjël e të pakohë, por edhe ku mund të eksploroni kryeqytetin aktiv të Tiranës me më pak shpenzime monetare se në çdo vend tjetër në Europë”.

"Lonely Planet" nuk lë pa përmendur edhe vendet arkeologjike të vendit, si Apolloninë dhe Butrintin, por edhe ndikimin e saj kulturor nga Ballkani, Mesdheu dhe Italia.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë