Shqipëria organizatore e Kongresit Botëror të Ligjit 2027’, Manja pret Javier Cremades: Eventi do sjell në Tiranë rreth 3 mijë juristë nga e gjithë bota

Shqipëria organizatore e Kongresit Botëror të Ligjit 2027’, Manja pret Javier Cremades: Eventi do sjell në Tiranë rreth 3 mijë juristë nga e gjithë bota

Javier Cremades dhe Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka pritur në një takim ditën e sotme, Javier Cremades, presidentin Global të Shoqatës Botërore të Juristëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se në fokus të takimit ishte eventi “World Law Congress Albania 2027”, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, ku Shqipëria është vendi organizator.

Manja shkruan se ky event do të sjell në Tiranë rreth 3 mijë juristë nga e gjithë bota

‘Shqipëria në qendër të botës juridike! Një kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ministrinë e Drejtësisë mikun e shquar të Shqipërisë dhe figurën e njohur ndërkombëtare të ligjit, Javier Cremades, Presidentin Global të Shoqatës Botërore të Juristëve (ËLF), së bashku me ekspertë të spikatur të drejtësisë. Diskutuam për pjesëmarrjen dinjitoze të Shqipërisë në Kongresin Botëror të së Drejtës këtë vit në Santo Domingo dhe marrjen ceremoniale të stafetës nga Shqipëria si vend organizator i “World Law Congress Albania 2027”.

Si ekuivalenti i Lojërave Olimpike, organizimi i këtij eventi juridik botëror do të sjellë në Tiranë rreth 3 mijë juristë, përfaqësues të gjykatave kushtetuese, supreme dhe sistemeve gjyqësore nga e gjithë bota. Një mundësi historike për Shqipërinë dhe mendimin juridik shqiptar, që jo vetëm do të jetë mikpritëse e një ngjarjeje të tillë madhore që do të promovojë Shqipërinë në sytë e botës, por edhe do të tregojë angazhimin e saj të palëkundur për sundimin e ligjit dhe forcimin e sistemit të drejtësisë. 2027do të jetë viti kur Shqipëria bëhet kryeqyteti botëror i të drejtës!’, shkruan ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Jessy’ tradhton shqiptarin, i zbulon kokainën dhe 10 mijë euro cash! E trafikonte me biçikletë elektrike përgjatë bregdetit

Itali/ ‘Jessy’ tradhton shqiptarin, i zbulon kokainën dhe 10 mijë euro cash! E trafikonte me biçikletë elektrike përgjatë bregdetit