Pas 108 ditësh qëndrese përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj vendosi të mbyllë një natë më parë protestën që nisi më 8 dhjetor të 2025-ës. Po përse po dështojnë protestat në vendin tonë?
Pedagogia Nora Malaj e ftuar në studion e ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se gjatë kohës kur Lapaj ishte aktivist qytetarët e mbështesnin, ndërsa kur u kthye në parti njerëzit filluan që të mos e mbështesnin si më parë. Sipas Malaj politika ka thyer besimin e qytetarëve dhe sot politikani shihet në sytë e tyre si njeriu më i korruptuar
“Kjo është thënë në gjuhën franceze ‘Bienvenue, tristesse’ - mirë se vjen trishtim. Ky është trishtim në të gjitha rrafshet sociale. Kjo tregon se ne jemi në një udhëkryq shumë të fortë, pasi bota është në një luftë reale jo virtuale. Kur ishte Lapaj në frymën e protestave të shoqërisë civile i vinin njerëzit, kur u kthye në parti nuk i erdhi njeri me gjithë 108 ditët. Dukej sikur bënte muhabet me godinën. Politika ka shumë kohë që ka thyer pemën e besimit te qytetarët, sot politikani shihet si njeriu më i korruptuar, pavarësisht se ai mund të jetë një politikan i mirë.
Ndërkohë Suela Koçibellinj, aktiviste tha gjithashtu në studio se të organizosh një protestë duhet të kesh një frymë organizative, duke vënë theksin veçanërisht u thirr para 2 ditësh për rritjen e çmimit të naftës.
“Të rinjtë janë reflektim se çfarë ndodh në shoqërinë tonë. Të rinjtë janë të lidhur me situatat që ndodhin në familje. Ne thërrasim një protestë që pjesa më e madhe nuk e dinte. Të bësh një protestë duhet të kesh aftësi organizative”, tha Koçibellinj.
Të njëtën gjë vuri në dukje edhe Migen Qiranxhi, aktivist i “Qëndresës Qytetare”, ku nënvizoi se për protestën e mori vesh vetëm dy orë para se të ajo të zhvillohej.
“Në protestat që kemi bërë nuk është se kemi të dalë të dështuar, siç ishte ajo e studentëve apo protesta e naftës para katër vitesh. në lidhje me çmimin e naftës kjo është një temë që duhet të diskutohet, por shteti ka bërë shumë pak në ndihmë të qyteraëve. Unë për protestën e naftës e kam mësuar para dy orësh. Protesta do kohë dhe energji që të organizohet. Këto protesta që janë bërë gjatë 4 muajve të fundit janë bërë nga partitë politike. Ata duhet të artikulojnë problemet e qytetarëve dhe jo problemet e veta si çështja për qeveri teknike, këto çështje për qytetarët janë një problem i largët”, tha Qiranxhi.
Koçibellinj theksoi gjithashtu se protestat që bëhen duhet që të sjellin edhe një zgjidhje për qytetarët.
“Një protestë që bëhet duhet të krijojë edhe zgjidhje. Ne i kemi protestat kaotike dhe të rrëmujshme”, tha ajo.
Ndërkohë Malaj nënvizoi se në protestat që janë zhvilluar veçanërisht këtyre muajve nuk kanë sjellë asgjë përveç dhunës.
“Në Shqipëri nuk është prodhuar politikë, por pushtetmbajtje, ne jemi ende në fazë trazincioni. Kemi 35 vjet kështu. Në protestat që kemi parë deri tani kemi parë vetëm zhurmë. Këto protesta kanë sjellë njerëz të dëmtuar dhe fëmijë që bëjnë sjellje huligani. Fëmijët janë e ardhmja e vendit, po cila e ardhme ata që hedhin molotovë. Ne kemi nevojë për një referendum si bëri Italia. Ne i kemi lidershipët më agresivë që ditën qajnë për vendin”, tha Malaj.
Sipas Koçibellinj para se qytetetarët duhet të dalin në protestë, ata duhet fillimisht duhet të zhvishen nga ngjyrat poltike.
“Shqipëria është ende në një periudhe kaotike. Ne si qytetarë kemi prirje për të reaguar për zërin kolektiv kur të kemi plotësuar nevojat tona bazike. Ne në Shqipëri kemi zëra që reagojnë po nuk jam shumë, duke marrë parasysh që tani kemi më pak të rinj dhe më shumë pensionistë. Kemi nevojë që qytetarët të zhvishen nga ngjyrat politike”, theksoi Koçibellinj.
Në fund të fjalës së saj Malaj tha se problemi që ka mbizotëruar me kohë në shoqërinë tonë është se mendojmë se ne kemi kohë për çdo gjë.
“Në të gjithë historinë tonë problemi është se ne e kemi marrë jetën si lojë dhe themi ka kohë. Kjo është nga filozofotë më të këqija. Te ne nuk ka sindikata, po njerëz që bejnë ca letra për të thënë para BE-së që jemi në rregull. Ne e marrim jetën me ‘sikur’”, tha Malaj.
Ndërkohë Koçibellinj tha se njerëzit duhet të jenë të mirëinformuar para se të dalin në një protestë.
“Ne njerëzit duhet t’i kemi të informuar për të drejtat dhe detyrimet e tyre. Protestat kanë nevojë për figura që kanë një lloj integriteti. Reagimi qytetar ka nevojë të jenë të mirëinformuar për një protestë, jo thjesht të formojnë një grup dhe të dalin në protestë”,përfundoi Koçibellinj.
Komente












