“Një moment i ri historik për LMV2: Forcat e Armatosura Shqiptare do të pajisen me automjetet tona...”, shkruan ne postimin e saj ne Linkedin, Iveco Defence Vehicles. Njoftimi i saj po ashtu shpjegon se blerja e automjeteve ushtarake do të financohet nga Bashkimi Evropian përmes Fondit Evropian për Paqen, ndërsa zbatimi është marrë përsipër nga Agjencia italiane e Industrive të Mbrojtjes. Shuma e saktë e financimit nuk është bërë publike, sikundër dhe autoritetet shqiptare nuk kanë shpërndarë asnjë njoftim për këtë.
LMV2 përfaqëson gjeneratën e fundit të modelit të suksesshëm LMV, tashmë i përdorur gjerësisht nga ushtritë e NATO-s. Ky version sjell mbrojtje të rritur balistike dhe kundër minave, një motor të fuqishëm 220 kuaj fuqi me transmision automatik me 8 shpejtësi, si dhe sisteme të përmirësuara të amortizatorëve dhe rrotave, për t’iu përshtatur terreneve të vështira.
Kabina modulare ofron konfigurime të shumta, nga transporti i trupave deri te përdorimet si ambulancë ose qendër komandimi. Përveç kësaj, LMV2 është i pajisur me teknologji moderne komunikimi, navigimi dhe menaxhimi të betejës, duke siguruar një kombinim të lëvizshmërisë së lartë dhe mbrojtjes së avancuar.
Ky model, tashmë i testuar në misione ndërkombëtare përfshirë Afganistanin, ka zëvendësuar LMV-në e parë në ushtritë e disa vendeve evropiane si Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia. Përmirësimet e tij garantojnë mbijetesë më të madhe për ekuipazhin dhe përshtatshmëri të lartë ndaj skenarëve të ndryshëm operativë.
Për Shqipërinë, LMV2 përfaqëson një hap cilësor në modernizimin e kapaciteteve ushtarake, veçanërisht krahasuar me flotën aktuale të automjeteve, si Humvee amerikan apo mjetet e pakta MRAP.
Ky zhvillim e vendos vendin në të njëjtin hap me fqinjët, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që tashmë kanë investuar në platforma moderne të ngjashme. Në aspektin strategjik, furnizimi me LMV2 jo vetëm që rrit gatishmërinë dhe aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura, por gjithashtu forcon partneritetin e Shqipërisë me NATO-n, BE-në dhe Italinë, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit.
Komente









Gjithë ai promovim i makinës Made in Albania SHOTA, dhe si përfundim blihen nga jashtë. Në botën kapitaliste ku ne na detyruan ta zgjidhnim funksionon që pushteti, apo qeveria e momentit bën politika apo ushtron presion në shtete të tjera që të shesë mjete apo çdo gjë tjetër dhe në këtë mënyrë ndihmohen kompanitë vendase. Ne bëjmë të kundërtën. Në vend që të subvencionojmë kompanitë vendase që të bëjnë sa më shumë përmirësime e tua blejmë prodhimin të paktën për vete, ne shkojmë e blejmë jashtë.
PërgjigjuShqipëria eshte vasal , popull servil. Ne Krye servil 2 metra burre ish baskebollist qe lox me top BE dhe çizme tregut vendas! Ka mbaruar ai muhabet ne Shqipëri nuk do te kesh asnje gje llogjike vetem paradokse ! Kete semundje po e merr edhe prishtina , Jane me diabet intelektual ne Prishtine , seancat vazhdojne kush e vesh kapelen e karrocierit .
Fonde te BE-se. Kriterie te BE-se. Shota nuk eshte certifikuar ende. Nuk i imponohesh dote BE-se dhe t’i thuash ‘prit sa te perfundoj teresisht projekti i Shoten se neve duam te blejm ato makina, me fondet e tua’.
Fondi europian per paqen na jep lek me ble mjete ushtarake. Jo nuk eshte barcalete
PërgjigjuSHQIPERIA DO TANKE,,,TOPA..MORTAJA...RAKETA....AVIONE..HELIKOPTERE....ANUJE LUFTE.....SISTEME KUNDERAJRORE.....etj...
PërgjigjuNuk është hera e parë për Shqipërin policia ushtarake disponon dhe i përdor këto mjete
Përgjigju220 kuaj fuqi ?! Vetem kaq ? Makina qe perdor perdite ka 300. Ky mjet ushtarak, blind, etj dmth te pakten 6-6.5 ton I rende, vjen verdalle me 220 HP?!
PërgjigjuO shofer kartoni, me duket se po ngaterron kubiket e motorrit me fuqine e shprehur te kuaj.
Po mire mer gjitholog, di gjë për ça përdoret ky lloj mjeti? Apo ti je me I zgjuar se NATO qe e përdor apo Italia që e shet e nato që e blen
Me mire mjetet SHOTA
PërgjigjuGjithesesi duke qene mjete italiane shume mire sepse edhe Norvegjia mos gaboj i ka si keto , ama shume rreklame per Shoten dhe ne fund mire do ishte Shota te perdoret per well ime civile Brenda vendit (si mjete fikse zjarri , emergjencash apo kushedi cfare ) ! IVECO ka mjete te mira jam dakort ndonjehere mé praktike sesa hummeri por si fans pas shotes besoj Jane mjetet britanike defender , por cmimi optimal Pse jo e ben ivecon zgjedhje meqe edhe norvegjia e ka zgjedh
Zoti Agron nuk ka siguri ne lufte , Po u fut Shota dihet qe shperthen si cdo mjet se nuk janë mjete pavdekshem , ama SHOTA me zinxhire ishte perfekte , nejse keto Pune I di I zoti shtepise , ama nje jete kemi te gjithe ta bejme jeten inteligjente se keto 5-6 shekujt e fundit kemi qene popullli budall i evropes.
Po shota eshte si traktori qe u ndertua ne uzinen enver, dhe shota nuk prodhon makina po thjesht blen pjese lart e poshte dhe i monton, dhe gjithsej kapacitetin e ka per rreth 10-20 makina ne vit, plus nuk ka mundesi te ofroje asnje lloj garancie.