Shqipëria për herë të parë s'linjëzohet me BE, Rama nga Italia: Të dënojë atë që ndodhi në veri të Kosovës dhe shpalljen e zisë kombëtare në Serbi

Shqipëria i del në krah Kosovës dhe për herë të parë nuk mbështeti deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi sipas kryeministrit Edi Rama nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës. Kryeministri Rama, nga Italia konfirmoi lajmin ekskluziv që Shqiptarja.com raportoi e para nga mediat se Shqipëria për herë të parë nuk e mbështeti deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. 

Në një konferencë për mediat me zv.kryeministrin italian, Antonio Tajani, kreu i qeverisë tha se në veri të Kosovës ka ndodhur një një zhvillim dramatik pasi është vrarë një efektiv i Policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal që ka qenë qartësisht i investuar për të ushtruar terror në atë zonë.

Rama, nënvizoi se shpallja e zisë kombëtare në Beograd është e papranueshme, është e pajustifikueshme madje është e dënueshme. Kreu i qeverisë tha se deri në momentin që do të ndryshohet deklarata, ku të dënohet ajo që ndodhi në veri  të Kosovës dhe ajo që pësoi me pas, shpallja e zisë në Beograd, Shqipëria nuk do të linjëzohet.

“Për t’u kthyer tek pyetja lidhur me qëndrimin tonë për të herë të parë, të paktën në 10 vitet e fundit në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e Bashkimit Europian është një deklaratë, e cila jo se në vetvete ka problem, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi i lartë Joseph Borrell lidhur me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun, por ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit dhe ne e kemi të pamundur të linjëzohemi me Bashkimin Europian pa parë një deklaratë të dytë që adreson problematikën e ditëve të fundit, ku ka ndodhur një zhvillim dramatik pasi është vrarë një efektiv i Policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal që ka qenë qartësisht i investuar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës, gjë që është pasuar nga shpallja e një ditë zie kombëtare në Beograd.

Kjo për ne është e papranueshme, është e pajustifikueshme madje është e dënueshme sepse është jo europiane dhe sepse njëkohësisht është sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për të gjithë rajonin dhe për Europën dhe kemi kërkuar që Bashkimi Europian, i gjithë komuniteti euroatlantik të vërë alarmin në nivelin më të lartë, alarmin demokratik në nivelin më të lartë e të përdorë gjithë instrumentet në dispozicion për t’i kthyer mesazhin e duhur këtij mesazhi krejtësisht të papranueshëm që vjen nga shpallja e zisë kombëtare në Beograd dhe deri në momentin ku nuk do të ketë një deklaratë të dytë të Bashkimit Europian për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë.

Në momentin që del deklarata e dytë e nëse deklarata e dytë e bën këtë që ne kërkojmë, atëherë ne nuk kemi asnjë problem të linjëzohemi me deklaratën e parë sepse pavarësisht se çfarë bën Serbia, gjë me të cilën ne kemi punë me Serbinë, ne nuk i heqim asnjë presje të gjitha kërkesave të Bashkimit Europian e të komunitetit euroatlantik për Kosovën dhe në këtë pikë linja jonë është 100% linja e Bashkimit Europian dhe e komunitetit euroatlantik, por ama e përsëris, ky është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës dhe atë që pastaj ka pasuar në Beograd me shpalljen e një ditë zie kombëtare që heroizon angazhimin e një grupi kriminal për të ushtruar terror në veriun e Kosovës”.- tha Rama.

Shqipëria i doli në krah Kosovës dhe për herë të parë nuk mbështet një deklaratë të zyrtare të Bashkimit Evropian. Report Tv mësoi se Shqipëria ka kundërshtuar deklaratën e Joseph Borrell për dialogun Kosovë-Serbi, të bërë 19 shtator, pasi sipas Tiranës zyrtare ato qëndrime nuk janë të përshtatshme në dritën e situatës aktuale dhe se Kosova nuk mund të cilësohet përgjegjëse e tensioneve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:45
Deklarata e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Tajani: Të ndalohet çdo lloj akviteti ushtarak në rajon! Dhuna sjell dhunë

 Deklarata e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi që mban datën 19 shtator 2023 dhe që nuk mbështetet nga Shqipëria duke kërkuar një rishikim të saj ku të dënohet sulmi i 24 shtatorit në Zveçan duket se është diskutuar edhe mes kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit Italian

Në konferencën për median Tajani tha se dhuna nga ana e grupeve ekstremiste duhet të zëvendësohet me diplomaci.

“Ne i ftuam të gjithë që ta shohin veten në deklaratën e presidentit Borrell të 19 shtatorit duke ftuar në të njëjtën kohë të gjithë që të punojmë për paqen dhe të ndalojnë çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe dhune në atë rajon sepse dhuna sjell dhunë, kurse dialogu sjell dialog.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë dhe dhuna nga ana e grupeve ekstremiste të zëvendësohet me diplomaci dhe besoj se është e drejtë që puna e Bashkimit Europian të jetë gjithmonë e më shumë efikase.

Italia gjithsesi do të bëjë pjesën e vetë sepse vendosëm që të jemi të pranishëm në Ballkan, jo vetëm për të pasur oportunitete, por dhe për të kërkuar që të zgjidhim, falë aftësive italiane, problemet më të ndërlikuara”

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/09/2023 03:33

    Qe BE duhet te denoje sulmin,jam plotesisht dakord me ju,por qe te denoje zine e Serbise,kete nuk ja detyron as ti,as BE e askush ne bote.Ke te besh me shtet te pavarur e shtetas te saj.Nuk eshte aq e thjeshte sa duket.

    Përgjigju
  • Ani: 27/09/2023 19:10

    Shpresojme per lajme me te mira

    Përgjigju
  • Toni: 27/09/2023 19:09

    Ju gjithmone flisni te drejten

    Përgjigju
  • Alban: 27/09/2023 18:07

    Fol ti edi per kosoven albinin e kane per fjale te kota

    Përgjigju
  • Arti: 27/09/2023 17:48

    Respekte per qendrimin qe mbani kryeminister, fjale me vend! Lideri i nje kombi i cili po ecen me hapa te duhur drejt zhvillimit dhe drejtesise

    Përgjigju
  • Çufo: 27/09/2023 16:56

    Mos ju ndaj vizes, o strateg.

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 27/09/2023 16:50

    Foli lideri global i xhepistave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja