Shqipëria do të përfaqësohet në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021 nga këngëtarja Ana Gjebrea, vajza e Ardit Gjebreas.
Të gjithë mund të mbështesim Shqipërinë në këtë festival, i cili do të mbahet në Paris, por mund të votohet online. Vota e publikut është shumë e rëndësishme pasi ka peshë 50% të vlerësimit.
Për të votuar shkoni në faqen e Eurovision, www.junioreurovision.tv. Votimi është hapur sot në orën 20:00 CET, ku keni mundësi të votoni deri në 3 shtete, ku padyshim që nuk mund të mungojë vota jonë për Shqipërinë.
Platforma e votimit do të mbyllet në fillim të emisionit, të dielën e 19 dhjetorit në orën 15:59 dhe do të rihapet në përfundim të gjitha shfaqjeve për një kohëzgjatje prej 15 minutash.
Fituesi i Junior Eurovision do të jetë artisti me më shumë vota nga publiku (50%) dhe nga të gjitha juritë kombëtare (50%). Ana garon në këtë festival pasi u shpall fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, “Junior fest”.