Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër

TIRANË- Ish-kryetarja e LSI Monika Krymadhi u paraqit sot në Apelin e Gjykatës sw Posaçme duke u mbështetur në një bastun, për të kundërshtuar masën e sekuestros për 2 vilat në zonën “Kodra e diellit” në Tiranë. 

Ajo tha se SPAK i ka komunikuar se duhet të largohet nga shtëpia bashkë me nënën e saj, ndërsa tha se në këtë rast nuk e ka problem të jetojnë në kontejner.

Vendimi pritet të shpallet nesër në 11:00, ndërkohë që Kryemadhi në një prononcim për mediat tha se çështjen do ta ndjekë deri në Strasburg.

Kryemadhi: 5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia.

Po ku do jetoni?

Problem i madh, në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti.

Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira.

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë 'detyrim paraqitje', ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Meta xheloz se bëni palestër? Kryemadhi: Nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time

 

Monika Kryemadhi habiti me paraqitjen e saj me bastun në Apelin e GJKKO. Gjithë kuriozitetin e shtuar, deputetja e PL e shoi duke thënë se kishte vrarë gjurin, duke qenë se bën shunmë palestër.

Për këtë arsye, gazetarët e pyetën nëse Ilir Meta bëhet xheloz se ajo bën palestër. Shkurt, Kryemadhi tha se “nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time”.

Kujtojmë që Meta dhe Kryemadhi janë në proces divorci dhe të dy janë në hetim nga SPAK për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

Ora 12:47
‘Më pëlqen shumë ky bastuni se është trend’, Kryemadhi: Vrava gjurin në palestër

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar se përse u paraqit me bastun në Apelin e GJKKO. Kryemadhi tha se ka vrarë gjurin në palestër, ndërsa me shaka shtoi se është trendi dhe i pëlqen.

"Ju e dini që bëj palestër shumë, e kam vrarë pak gjurin. Më pëlqen shumë ky bastuni se është trend", tha Kryemadhi. 

Ora 10:01
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkoi sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit e shoqëruar nga avokati i saj Redi Llanaj. Por, ndryshe nga herët e tjera Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e gjykatës me një bastun në dorë.

Kryemadhi tha për gazetarët se “Kështu është jeta”, ndërsa e pyetur nëse është lënduar tha “jo”.

Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave te Kodra e Diellit, njëra në pronësi të saj dhe tjetra e së ëmës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 16/12/2024 14:42

    Bastuni ka pasur kamera ose rregjistrues bisede!

    Përgjigju
  • arta: 16/12/2024 13:34

    EDI RAMA,,,SEKUESTRO TE GJITHA VILAT -APARTAMENTET E KESAJ FAMILJE HAJDUTE ,,,KUDO KU I KANE ,,DHE NJE NGA VILAT E SEKUESTRUSRA NE TIRANE JEPJA ARTISTES TONE TE MADHE PARASHQEVI SIMAKU....DO TE KESH VOTEN TIME DHE TE SHUME DASHAMIRESVE TE SIMAKUT NE ZGJEDHJET E 2025....

    Përgjigju
  • xXx: 16/12/2024 13:14

    Nje dite sperdridhesh neper villa,diten tjeter leviz me bastun...Patetike!!!

    Përgjigju
  • cufi: 16/12/2024 13:04

    po normsal ben shume palester ti,,,ben dhe per ilirin,,,se ai nuk ka mundesi se eshte ne qeli,,por edhe ti shpejt ne qeli do hysh ,,,ti besh shoqeri burrit....

    Përgjigju
  • Dakord: 16/12/2024 13:01

    Tërheqsh këmbën zvarrë! Si ty dhe sali kërma dhe burri jot. Mundësisht me karrocë me rrota. Më çadër ju pafshim!

    Përgjigju
  • labi vogel: 16/12/2024 12:55

    rri te shtepia e shoqes tende prokurore e durrsit te kodra diellit

    Përgjigju
  • Tahipi: 16/12/2024 12:54

    Keni vjellur pak. lërë çadren me justifikime ju njeh gjith shqiperia

    Përgjigju
  • timi bale: 16/12/2024 12:54

    rrin parashqevia ne cader jo me ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Murtaja Afrikane e Derrave në Shëngjin, del nga karantina pas 21 ditësh zona e Malit të Rrencit! Ministria: Nga 25 nëntori s'ka asnjë rast të ri

Murtaja Afrikane e Derrave në Shëngjin, del nga karantina pas 21 ditësh zona e Malit të Rrencit! Ministria: Nga 25 nëntori s'ka asnjë rast të ri