50.000 viza do të jenë edhe në 2018 në dispozicion të fituesve të Lotarisë Amerikane nëpër botë, kështu njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Do jetë shorti kompjuterik i cili do të bëjë përzgjedhje rastësore për fituesit e lotarisë.
 
Numri i vizave shpërndahet mes gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave të shumëllojshmërisë të akorduara në një vit për këtë qëllim.
 
Pjesë e lotarisë do jetë sërish edhe Shqipëria, periudha e aplikimit nis në 3 tetor 2017 e zgjat deri në 7 nëntor 2017.
 
Departamenti ka këshilluar që aplikimet të mos lihen për ditët e fundit pasi kërkesat e shumta rëndojnë website-n e lotarisë.
 
Aplikimet e lotarisë jane falas, ndërsa tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga personat që do të përzgjidhen si fitues të lotarisë.
 
Përzgjedhja nga shorti kompjuterik nuk do të thotë që aplikanti do të pajiset me vizë pasi kualifikimet e aplikantëve bëhen pas intervistës.
 
Para aplikimit duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar.
 
Profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara.

Kërkesa për arsim të mesëm të barazvlefshëm me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e prerë.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com