Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”. Kreu i qeverisë shqiptare u mikprit nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid.
Takimi më pas u pasua nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro suprizoi kryeministrin e Spanjës me një dhuratë të veçantë. Kumbaro i dhuroi Sanchez një palë papuçe leshi me motive kombëtare.
'Madrid - Me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez një ditë përpara pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid.'- njofton Rama.
Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.
Gjatë pjesëmarrjes në panair, Kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54%
-
Jo
34.5%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 2480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshimet Kushtetuese/ Bamir Topi për Report Tv: E mbështes nismën për uljen e numrit të deputetëve, një pjesë e tyre janë si polic trafiku! Berisha ka 1 mijë kanale komunikimi me Ramën
1 Prill, 20:24
-
Buxheti për kërkimin shkencor/ Qeveria miraton vendimin, përcakton modelin e financimit për të gjitha institutet dhe njësitë publike kërkimore
1 Prill, 20:19
-
VKM/ Qeveria ndan 203 mln lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare! Më shumë para për KMSH-në
1 Prill, 19:33
-
VKM/ Pranvera Skana emërohet zëvendësministre e Mbrojtjes! Lirohet nga detyra Andrea Shllaku
1 Prill, 19:28
-
'Dyfishim shpërblimi', Rama: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta
1 Prill, 19:25
-
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë! Diskutimi publik mbi ‘përplasjen Rama-Spiropali’ erdhi pasi ish-ministrja u ul në rreshtat e fundit në mbledhjen e Grupit
1 Prill, 18:09
-
Rritja e çmimeve të karburanteve, Rama: Ka një sasi nafte jashtë radarëve të shtetit! Kompania publike do jetë furnizues në treg dhe përcaktues i rregullave të lojës
1 Prill, 16:46
-
Riorganizimi i PS, Rama: Koha për energji të re dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët! Njësia 4 në Tiranë ndahet mes Gjylametit e Shalsit
1 Prill, 16:30
-
'Kush s'kërcen është mysliman', thirrje skandaloze nga tifozët e Spanjës në miqësoren kundër Egjiptit! Preket Yamal, policia nis hetimet
1 Prill, 14:59
-
VKM/ 100 mln lekë për sipërmarrjet e vogla, miratohet rregullorja për hapësirat publike! Tekste falas edhe për nxënësit e klasave 4 dhe 5
1 Prill, 14:07
-
PD: Të hetohet nepotizmi në universitetin ‘Eqrem Çabej'
1 Prill, 13:53
-
Festivali Kombëtar i Shkencës drejt finales, 25 ekipe gjimnazistësh me projekte mbresëlënëse, Rama: Brezi i ri plot ide dhe kreativitet
1 Prill, 13:13