Frika nga një ringjallje e koronavirusit sërish në Itali, e cila më në fund po merr pak frymë, ka sjellë një deklaratë të guvernatorit të Toskanës, Enrico Rossi i cili shprehet i shqetësuar se rastet e reja po vijnë nga jashtë vendit.
Ditën e sotme në Toskanë u regjistruan 16 raste të reja, nga ku 14 ishin të huaj, mes tyre 13 nga Tirana dhe një nga Ekuadori dhe për këtë guvernatori Russi ka kërkuar nga qeveria ndërhyrje të shpejtë duke bërë gjurmimin dhe mbikëqyrjen e personave të ardhur nga jashtë ose në të kundërt të bllokojë fluturimet.
"Qeveria gjithashtu duhet të ndërhyjë: në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin e fluturimeve direkte", tha guvernatori shkruan Il Giornale.
Gjithashtu Rossi tha se në Toskanë janë vendosur pikat e pritjes dhe kontrollit për të gjithë ata udhëtarët që mbërrijnë nga vendet jo të BE nga aeroportet e Pizës dhe Firencës. Problemi më i madh, megjithatë, mbeten ata pasagjerë që mbërrijnë në Toscana nga aeroportet e tjera italiane.
"Prandaj është e nevojshme që Qeveria të lëvizë në mënyrë që gjurmimi të jetë i plotë: linjat ajrore kanë të dhëna për vendbanimin, të përkohshëm ose të përhershëm. Për të penguar çdo shpërthim është e rëndësishme të njiheni me këto të dhëna dhe gjithashtu të lëvizni në mënyrë parandaluese", tha Rossi.
Ndërkohë, menjëherë pas konfirmimit të rasteve të infeksionit, që vinin nga Tirana, guvernatori i rajonit të Toskanës ka kontaktuar me konsullatën e Shqipërisë, duke i kërkuar të kontrollojë udhëtarët, që të respektojnë masat, si dhe duke urdhëruar rikthimin e detyrueshëm 14-ditor të karantinës.
Aktualisht nga Shqipëria në drejtim të Italisë mund të udhëtojnë vetëm ata shtetas shqiptarë që janë rezidentë apo punojnë në shteti fqinjë, por jo të tjetër, kjo pasi BE vendosi të mos i hap kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të numrit të rasteve me COVID-19.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
26 Janar, 08:59
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31