Rihapen kufijtë e Europës/ Vendet ku nis lëvizja, Ballkani perëndimor duhet të presë edhe 15 ditë

Rihapen kufijtë e Europës/ Vendet ku nis lëvizja, Ballkani perëndimor duhet të presë edhe 15 ditë

Nëntëdhjetë e një ditë pas mbylljes, që nga mesnata janë rihapur kufijtë në zonën Shengen të kontinentit europian

Këtë herë gjithçka po ndodh në një mënyrë të koordinuar në krahasim me mbylljet e nxituara të mesit të marsit në kohën e shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Luksemburgu, Zvicra dhe Greqia nga sot kanë hequr kontrollet në kufijtë e brendshëm të Evropës.

Disa vende, si Spanja, Danimarika dhe Portugalia ende nuk kanë hequr plotësisht kufizimet.

Nga sot Greqia ka vendosur të hapë kufijtë e saj për evropianët por europianët do të duhet të përballen me proven e testit, dhe në rastin e rezultatit pozitiv, me karantinën

Turistët dhe udhëtarët nga Amerika Latine, Lindja e Mesme apo Shtetet e Bashkuara do të duhet të presin akoma për të hyrë në Europë.

Në rastin e Shteteve të Bashkuara, Trump tha se rihapja e kufijve të Sh.B.A varet nga koncepti i reciprocitetit.

Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkanit?

Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.

Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.

Kufijtë e brendshëm të BE hapen gati plotësisht. Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.

Marrëveshja e Shengenit është një traktat i cili ka çuar në krijimin e një zone evropiane ku kryesisht janë hequr kontrollet e kufijve të brendshëm.  Ajo është nënshkruar në 14 qershor 1985, afër qytetit të Shengenit (Luksemburg), prej pesë nga dhjetë shtetet anëtare të Komunitetit Ekonomik të atëhershëm Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan