Shqipëria po përparon me reformat, thotë shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, e cila e sheh anëtarësimin në BE deri në 2030 si objektiv realist.

Megjithatë, ajo nënvizon se kjo varet nga shtetet anëtare dhe duhet që të punohet me opinionin publik evropian pasi studimet e sondazhet nuk janë në favor. Kallas thotë se publiku evropian i frikësohet gjithnjë zgjerimit.

“Për sa Shqipërisë si anëtare në vitin 2030 me të drejta të plota e familjes evropiane e konsideroj me të vërtetë një objektiv realist nëse punojmë për këtë.  Ju po bëni shumë përparim në reforma. E shoh si objektiv realist, por sigurisht, varet nga shtetet anëtare. Ne duhet që të punojmë me opinionin publik evropian sepse kur shohim studime ose sondazhe në shtete të ndryshme anëtare, mbështetja për zgjerimin, ose dritarja e mundësive, shoh se po mbyllet përsëri. Ne duhet që në këtë moment, ta edukojmë publikun evropian sepse gjithmonë ka frikë në lidhje me zgjerimin”, tha Kaja Kallas.

Kallas theksoi edhe rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi për integrimin e dy vendeve në BE.

Kallas u pyet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, suksesin e të cilit e konsideroi të rëndësishëm për integrimin në BE të këtyre dy shteteve fqinje.