Shqipëria pranë historisë në Olimpiadë, mundësi Valiev fiton në rikualifikim! Sot ndeshja për medaljen e bronztë

Shqipëria është shumë pranë medaljes së parë historike në Olimpiadë. Kjo sepse mundësi Chermen Valiev, i cili u eliminua një ditë më parë, por u rifut në garë për shkak të fazës së rikualifikimit nw kategorinw 74 kilogramw, mposhti 12-2 rusin Kadzimahamedau, i cili garon me flamur neutral.

Për rrjedhojë, mundësi nga çeçenia i cili përfaqëson Shqipërinë, do ketë edhe një ndeshje për medaljen e bronztë. Në rast se Valiev do fitojë kundër Victor Rasadin të Taxhikistanit sot në orën 18:00 ateherë do shkruante historinë. Me mjaft cilwsi edhe Islam Duadev, mundwsi tjetwr i Shqipwrisw nw Olimoiadw, e fitoi sfidwn e 1/8-ve kundwr

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Sot luan për medaljen historike, FSHM reagon ashpër: Valiev u vodh në Olimpiadë, diskriminim për Shqipërinë

Në federatën shqiptare të mundjes janë shumë të zhgënjyer me arbitrat në Lojërat Olimpike. Sipas FSHM Chermen Valiev, i cili sot do luajë ndeshjen për medaljen e bronztë, u eliminua padrejtësisht një ditë më parë në çerekfinale. Sipas federatës së mundjes është bërë një padrejtësi e madhe me qëllim për të favorizuar mundësin nga Uzbekistani në sekondat e fundit.

“Lojërat Olimpike Paris 2024,

Në te cilat kemi hyrë në historinë e Mundjes Shqiptare me tre Sportist garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev.

Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta.

Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte terësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar.

Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga Sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, per medaljen historike.

Ky diskriminim në këtë Event sportiv me rëndesi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. VJEDHJE!!!”-shkruhet në reagimin e FSHM-së.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luka: 10/08/2024 15:30

    Ka dhe mundesi per apelim vendimi. Levizni.

    Përgjigju
  • Arben: 10/08/2024 13:29

    Ishalla na sjell medaljen e pare olimpike! Valiev po na ben krenare qe jemi shqiptare!

    Përgjigju
    • @Arben: 10/08/2024 19:20

      Mè mirè pa medalje kurrè sesa shtèpinè me miell hua. Ti, vazhdo krenarinè, hiç mos u merakos. Edhe njè kinez, do garojè si shqiptar nè pingpong radhès tjetèr. Edhe ai, medalje do marrè. Lum ti,,gjoksi plot teneqe kinezèsh dhe çeçenèsh.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën