Shqipëria pro strehimit të afganëve, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë:  Shqiptarët i treguan edhe një herë botës se çfarë do të thotë 'Besa'

Shqipëria pro strehimit të afganëve, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë:  Shqiptarët i treguan edhe një herë botës se çfarë do të thotë 'Besa'

Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë kanë shprehur mirënjohjen e tyre në lidhje me pranimin e Shqipërisë për të strehuar afganët që u rrezikohet jeta nga talebanët, që kanë marrë vendin dhe po çojnë në rrëzimin e qeverisë. Ky komitet shprehet se populli shqiptar i tregoi edhe një herë botës se çfarë do të thotë fjala "Besa'.

"Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t'u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë po i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë "BESA". Ju keni respektin dhe falenderimet tona", shkruan Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë

Sot kryeministri Edi Rama i ka thënë "po" kërkesës së SHBA për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve, që sipas tij, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve. Rama thotë se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane.


Lajmi kryesor:

Shqipëria pro strehimit të afganëve, Kim: Krenar që ju kemi miq dhe aleatë! Senati Amerikan: I treguat botës se ç'do të thotë 'Besa'! Albright: Të tjerët të ndjekin këtë shembull


I.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'