Shqipëria përgatitet për Konferencën e Grupit të Mesdheut

Shqipëria përgatitet për Konferencën e Grupit të Mesdheut

Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u prit në një takim nga Ministri për Bashkëpunim Rajonal i Izraelit, Tzachi Hanegbi.

Tema kryesore e takimit ishte përgatitja e Shqipërisë për Konferencën e Grupit të Mesdheut më 24 dhe 25 tetor.

Duke vlerësuar relevancën e tematikave të Konferencës, si bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë, politikat e përbashkëta për luftën kundër terrorizmit, si dhe bashkëpunimi për prosperitet ekonomik e social i vendeve të Mesdheut të cilat do të jenë në qendër të diskutimeve të kësaj Konference, pjesëmarrja e Izraelit do të ishte e një rëndësie të veçantë.

Dy ministrat diskutuan edhe për mundësitë e fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Izraelit veçanërisht në fushën e ekonomisë, turizmit dhe sigurisë.

Vizita në Izrael e kryediplomatit shqiptar do të plotësohet me masa konkrete politike dhe diplomatike të mëtejme në shërbim të forcimit të lidhjeve midis dy vendeve.​

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen