Shqipëria qendër për ish-militantët e ISIS? Reagon Kryeministria: Nuk është asgjë e vërtetë

TIRANE-Kryeministria ka reaguar pas deklaratave të disa politikanëve nga opozita se Shqipëria ka pranuar që të ngrejë një strehë për ish-militantët e ISIS. Këshilltari i Sigurisë i Kryeministrit, Sandër Lleshi deklaron se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë.

Ai thotë se këto opinione që i referohen kryeministrit bullgar Borisov janë pa lidhje, pasi në fakt bëhet fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Lleshi sqaron se Shqipëria ka propozuar kthimin e kësaj qendre (Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm) në rajonale për të kryer analiza, vlerësime, studime, shkëmbim informacioni si edhe programe të përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm, por jo repart grumbullimi të ish-militantëve të ISIS-it.

Duke vene re se disa lajme te rreme me karakter provokues dhe politike, spekulojne haptazi mbi nje gjoja qender per grumbullimin e ish-militanteve te ISIS-it ne Shqiperi, keshilltari i sigurise i kryeministrit, Sander Lleshi, ben me dije se nuk ekziston asnje lloj ideje, kerkese, plani apo mundesie per diçka te tille.

Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij.

Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.

Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem.

Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it. Jo vetem sepse askush dhe asnjehere nuk e ka kerkuar nje gje te tille, po edhe sepse kjo fantazi nuk ka asgjekundi lidhje me misionin e Qendres se Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem dhe me projektin tone per rajonal

Këshilltari i Sigurisë i Kryeministrit, Sandër Lleshi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 08/06/2018 20:56

    Keta politiqenet qe hedhin fjal qe nxisin trazira ne vend duhet te gjykohen si provikator ne dem te stabilitetit ne vend

    Përgjigju
  • Faro: 08/06/2018 20:31

    Mesazh i domosdoshem!

    Përgjigju
  • Albani: 08/06/2018 19:40

    Edhe une mendoj te rinjet shqipetare u "helmuan" nga imamet e papergjegjshem ky fenomen i ndjellekeqe ndodhi ne gjitha trojet ku jetojne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Maminasi: 08/06/2018 18:44

    Te lumt goja zoti gjeneral cdo gje e studjuar mire ne dobi te atdheut lufte te pa meshirshme thashethemnajave dashakeqe .Atdheu mbi cdo gje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve