Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas përgënjeshtrimit që bëri Kryeministria për deklaratat e politikanëve opozitarë se në Shqipëri do të ndërtohet një qendër për pritjen e ish-militantëve të ISIS. Ai thotë se Rama nxori këshilltarin se i është zënë goja dhe nuk ia mban që të flasë.
Pse bedelet e qeverise genjejne trashe per qendren e koordinimit te ish-ave te ISIS? Te thuash qe kjo qeveri u cmend e tera nuk eshte lajm.Eshte e qarte qe te zene ne faj per qendren e kordinimit te ish luftetareve te ISIS Shqiperi,kane filluar perkthimet nga shqipja ne shqip. Keta jane kaq te trashe sa po na tregojne qe ka dy gjuhe shqipe nje te qeverise dhe nje te popullit.
E bukur fare kjo, kryeministrit tone ja thote ne sy kryeministri bullgar dhe tani sqarimet nuk i jep ai vete qe ishte 50 cm larg Borisovit,por i japin keta bedelët, se kryeministrit i eshte zene goja dhe s'ja mban te flase vete.
Per keta bedelet me shqipe te cale po jua veme prap ta lexojne ç'ka thene z.Borisov pasi me paturpesine dhe marrinë e tyre duan ta ngaterrojne edhe ate.Lexojeni: “Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.
Petrit Vasili
Pavarësisht se Kryeministria e mohoi, kryetari i PR, Fatmir Mediu shprehet se siguria kombëtare nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar.
Pjesëmarja e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit si vend anëtar i NATO-s është domosdoshmëri dhe për më tej një nevojë e brendshme, duke konsideruar faktin se ka pasur rreth 140 Foreign Fighters të ISIS nga Shqipëria që kanë shkuar drejt Sirisë.
Kjo tregon se ka pasur dhe ka një terren konkret të rekrutimit dhe veprimit të strukturave terroriste dhe lidhjeve të tyre në vend. Ndalimi para disa kohesh i aktit terrorist kundër ekipit kombëtar të Izraelit tregon qartë që strukturat terroriste janë aktive në Shqipëri dhe rajon.
Finacimet për radikalizimin e fesë Islame me lidhje terroriste kanë qenë prezente. Të gjitha këto të dhëna përbëjnë kërcënim serioz për Sigurinë tonë kombëtare.
Çdo ide për të ngritur një qendër në Shqipëri për rehabilitimin, grumbullimin e Foreign Fighters të ISIS të kthyer nga Siria, apo qendër refugjatësh është një hap shume i rrezikshëm i pamenduar dhe kërcënues për Shqipërinë dhe rajonin.
Së pari strukturat e sigurise dhe të rendit në Shqiperi janë të dobëta dhe të korruptueshme. Se dyti me gjithe arritjet e Sherbimeve tona të Inteligjencës, ato akoma nuk janë në nivelin e shërbimeve të vendeve më të zhvilluara, si nga baza e të dhënave që disponojne (pjesën më të madhe të të dhënave për individë me lidhje terroriste e marrin si informacion nga shërbime partnere), po ashtu dhe nga niveli teknologjik që përdorim dhe për më tepër nga kualifikimi i personelit të sherbimit me gjithe respektin për punën e tyre.
Se katërti, rritja e influencës së krimit të organizuar, trafikut të drogës, korrupsionit lidhjet me qeverinë, krijon një potencial jashtëzakonisht të rrezikshëm të lidhjes së terrorizmit me krimin e organizuar, që do të kishte pasoja të mëdha për Shqipërinë dhe rajonin.
Qeveria duhet të lerë aventurat për interesa momentale politike. Sot siguria jonë kombëtare është më e rrezikuar se kurdoherë. Gjeopolitika me Ballkan me rritjen e influencës Ruse, shqetesimet për rritjen dhe kontrollin e Turqisë, (jo per interesa të partneritetit strategjik, por të mirëfillta të kontrollit politik, siç shprehen liderat evropianë), aktivizimi i shërbimeve të Iranit edhe për shkak të MEK, trafiku I drogës dhe pastrimit I parave janë kërcënime serioze, me të cilat duhet të merremi seriozisht. Siguria kombëtare nuk është vetëm çështje e Edi Ramës apo qeverisë, ajo i takon parlamentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti Meta duhet që urgjentisht të kërkojë të gjithe informacionin për këto lajme, qëndrime apo larg qoftë vendime të Ramës.
Fatmir Mediu
Kryeministria reagoi pasditen e sotme pas deklaratave të disa politikanëve nga opozita se Shqipëria ka pranuar që të ngrejë një strehë për ish-militantët e ISIS. Këshilltari i Sigurisë i Kryeministrit, Sandër Lleshi deklaron se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë.
I mencem doli ky.Edhe pse pulat e kane bufin e tyre....ky vetem llapp llap
Përgjigju