Shqipëria sjell Kosovën në Këshillin e Sigurimit, Hasani: Mbi 20 mijë gra u dhunuan në konflikt! Osmani: Autorët e këtyre krimeve nuk njohin kufij

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka kryesuar takimin e posaçëm të formatit Arria të Këshillit të Sigurimit, ku me ftesën e Shqipërisë, Kosova përmes Presidentes Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën në tryezën më të lartë vendimmarrëse në botë.

Hasani, i cili ka kryesuar takimin e posaçëm tha se duhet të dëgjohet zëri i mbi 20 mijë grave dhe vajzave të dhunuara gjatë konfliktit në Kosovë.

“Dhuna seksuale vazhdon të përdoret si një taktikë lufte dhe terrori. Viktimave dhe të mbijetuarve nuk duhet t’u mohohet drejtësia”.

Me ftesën e Shqipërisë, Kosova përmes Presidentes Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën në tryezën më të lartë vendimmarrëse në botë.

 “Autorët e këtyre krimeve nuk njohin kufij. Ata nuk ndalen para asgjëje. Ata shkatërrojnë jetën. Ata nuk duan të shkatërrojnë vetëm kombe apo vende. Ata duan të shkatërrojnë besimin tonë në njerëzimin. Ata duan të dehumanizojnë njerëzit”, tha Osmani.

Kryediplomati shqiptar u ndal edhe tek vajzat e gratë e rrëmbyera nga terroristët e Hamasit, të cilat po mbahen diku në Gaza në kushte të tmerrshme.

"Ne bëjmë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte".

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe përfaqësuese nga Bosnje dhe Hercegovina apo Ukraina, të cilët sollën eksperiencat e tyre të dhimbshme por njëherësh edhe përvojat për ndërtimin e modeleve në mbrojtje të viktimave të dhunës.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë