Ky vendim vjen pasi autoritetet ruse kanë ndaluar përfaqësuesen e Kosovës të konkurojë në këtë kompeticion të madh me pretekstin se Kosova nuk është njohur ende nga Rusia.
Për këtë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë është tërhequr nga gara e bukurisë.
(Mirjeta Shala)
Kjo vihet re edhe në faqen zyratre të Miss Universe në internet, ku mungojnë profilet e dy vajzave në fjalë, edhe pse ato kanë qenë mjaft të preferuara në rrjetet sociale.
Ky sigurisht është një zgënjim i madh për dy të rejat, të cilat nuk kanë mundur të realizojnë një nga ëndrrat e tyre.
Një vit më parë, edicioni i 61-të i Miss Universe u mbajt më 19 dhjetor, në Planet Hollywood Resort and Casino në Las Vegas dhe Shqipërinë e ka përfaqësuar Adrola Dushi, ndërsa Kosovën Diana Avdiu, e cila arriti të shkonte deri në 16 më të mirat.
(Fioralba Dizdari, Miss Universe Albania)
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)