Shqipëria 'trampolina' e sirianëve drejt ‘tokës së premtuar’! Drejtori i Migracionit për Report Tv: 19 mijë emigrantë u kapën në 2021

Tentojnë që t’i shpëtojnë luftës dhe krizës së urisë në vendet e tyre, por pakkush nga emigrantët që vijnë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, arrin të mbërrijë në destinacionin për ku është nisur. Vetëm në vitin që lamë pas, 19 mijë klandestinë janë kapur në kufirin shqiptar. Eduard Merkaj, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, thotë se gati gjysma e tyre janë kapur në kufi, duke shmangur vërshimin e tyre nëpër territor.

“Pozitive në këtë situatë është se 46% e tyre janë kapur në vijën kufitare. Kufiri jugor është ai i cili është më i preferuari nga emigrantët e parregullt”, thotë Merkaj.

Pjesës tjetër që arrijnë të hyjnë në vendin tonë, u kanë ardhur në ndihmë edhe shqiptarët, kundrejt një pagese prej 600 eurosh.

 “135 raste, për të cilët janë arrestuar 138 autorë, por ajo që duhet të theksohet është se mes tyre janë 11 shqiptarë dhe 27 janë shtetas të huaj”, vijon Merkaj.

46% e emigrantëve që janë kapur në 2021-shin janë përsëritës.

“Shtetas përsëritës, emigrantë përsëritës që janë kapur më shumë se një herë në tentativë për të hyrë në Republikën e Shqipërisë apo të tjerë që kanë mundur të penetrojnë nga kufiri në drejtim të vendit”, bën me dije drejtori i Kufirit dhe Migracionit.

Një pjesë shumë e vogël e tyre i aplikojnë për azil. Edhe kur kjo ndodh, vendi ynë tentohet të përdoret si trampolinë për në vendet perëndimore. Përgjatë vitit 2021, në tentativat për të hyrë në Shqipëri kryesojnë sirianët me rreth 30%.  

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 20/01/2022 21:50

    19 mije u kapen 20 mije kaluan zoti drejtor me para .

    Përgjigju
  • Zaku: 20/01/2022 18:49

    Drejtori i policise kufitare qe ka mbaruar gjuhe - letersi .Te te rroje Fatmir Xhafa qe kishte shofer tet ate o qofte shalengjitur qe nuk ngre dot breket e tua.Bej ndonje lek se ke rradhen o djale k*rve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz