Kisha 400 vjeçare e Shën Mërisë, monument kulture i kategorisë së parë ka ngjallur interesin e vizitorëve e sidomos të huajve. Objekti i kultit në fshatin Leusë të Përmetit i ngjan një tempulli, mes gjelbërimit dhe 3 përrenjve që burojnë nga malet e derdhen në Vjosë.

Kisha ortodokse me piktura murale dhe ikonostase është ndërtuar në vitin1617. Për vlerat e saj historike na tregon At Ilija Tito. Kisha që shohim sot është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe më të vogël, që datonte në shekullin e VI pas Lindjes së Krishtit. Koha nuk ia ka zbehur bukurinë dhe as vlerat edhe pse është dëmtuar e vjedhur si gjatë viteve të diktaturës ashtu dhe në demokraci.

Afro 500 turistë vizitojnë çdo vit Kishën e Shën Mërisë. Shumë më tepër do të kishte nëse asfaltohet rruga prej 1.3 kilometrash nga qendra e Përmetit deri në Leusë, e cila aktualisht aksesohet vetëm me fuoristradë. Për kishën monumentale dhe bukuritë natyrore, Leusa është përfshirë në projektin e 100 fshatrave turistikë. Këtu kanë nisur të ndërtohen bujtinat e para, siç është “Kri-Kri”, bujtina me emrin e rrallë e Gilberto Jaçes.

Ndërtesa e bukur punuar me gurë ruan të gjitha elementet e traditës së zonës, ndërsa për emrin është frymëzuar nga Nonda Bulka, shkrimtari me origjinë nga Leusa që shkruante me pseudonimin "Kri-Kri".

"Vizitorët e huaj kanë interes, mënyra se si zhvillohet tuizmi drejt zonave rurale vizitorë e huaj shpirtin e vertetë të shqipërisë. atë kulturë të trashëgar të gatime jeten reale të banorëve, por gjithashtu mund të shijojnë nayrën e jashtëzakonshem. qetësi dhe çlodhjeve, e ardhmja është drejt këtyre strukturave, rruga është një vështirësi. shpresojmë të ketë përmirësim".

I ngjan një vendi mistik Luesa, që të mahnit me bukuritë natyrore dhe kishën me afreske të rralla.